Juventus fiton me rikthim ndaj Salernitanas - NACIONALE

Juventus fiton me rikthim ndaj Salernitanas

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka triumfuar me përmbysje ndaj Salernitanas, në kuadër të xhiros së 19-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” regjistroi një fitore të vonshme me rezultat 1:2.

Salernitana e nisi më mirë duke kaluar në epërsi përmes Giulio Maggiore që shënoi pas një pasimi fantastik të Loum Tchaouna (39’).

Sidoqoftë, gjërat u vështirësuan pasi Maggiore mori kartonin e dytë të verdhë andaj gjyqtari e largoi nga fusha.

Ishte i inkuadruari Samuel Iling Junior që përfitoi nga një top i kthyer për ta barazuar rezultatin (65’).

Kurse, në kohën shtesë fitoren e vulosi Dusan Vlahovic pas një harkimi fantastik të Danilos (90+1’).

Juve me këtë fitore renditet në pozitën e dytë me 46 pikë, dy më pak se lideri Inter derisa Salernitana zë vendin e fundit me 12 sosh.

Lajme të ngjashme