Juventus e do Partey si zëvendësuesi i Paul Pogbas
Juventus e sheh Thomas Parteyn e Arsenalit si zëvendësuesi adekuat i Paul Pogbas.
Francezi mund të suspendohet së shpejti për katër vitet në vijim, pasi doli pozitiv në testin e dopingut në fitoren 3:0 ndaj Udineses.
Agjenti i tij Rafaela Pimenta la të kuptohet se një gjë e tillë ka ndodhur, por nënvizoi se ishte pa dëshirën e lojtarit: “Çfarë është e sigurt është që Pogba asnjëherë nuk dëshiroi t’i thyente rregullat”.
Kësisoj, Juventus tashmë ka nisur të shikojë zgjidhje me “la Repubblica” që raporton se Partey është ndër prioritet në rast që Pogba dënohet.
Klubi nga Torino kishte interesim për Partey edhe gjatë verës duke kontaktuar Arsenalin, por që në fund marrëveshja nuk u arrit me lojtarin nga Gana që qëndroi në Londër.
30-vjeçari nisi si titullar në tre ndeshjet e para të sezonit, por që mungoi ndaj Man Unitedit shkaku i një lëndimi që pësoi në stërvitje.
“Topçinjtë” nuk do ta kenë të lehtë ta lejojnë Partey të largohet në janar përpos nëse gjejnë një zëvendësues.
Arsenal konsideroi shitjen e tij dhe zëvendësimin me Lavian, por një gjë e tillë më është e pamundur që të ndodhë pasi ky i fundit iu bashkua Chelseas.
