Juve e nis sezonin me fitore, ‘shpartallon’ Udinesen - NACIONALE

Juve e nis sezonin me fitore, ‘shpartallon’ Udinesen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Juventus ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Serie A, duke shënuar fitore në udhëtim te Udinese.

“Zonja e Vjetër” tregoi një lojë fantastike duke shijuar fitore me rezultat bindës 0:3.

Federico Chiesa me një gol të bukur pas vetëm dy minutave lojë kaloi Juventusin në epërsi.

Ndërsa, ishte serbi Dusan Vlahovic që realizoi nga pika e bardhë për të dyfishuar rezultatin (20’).

Fitoren e Juves e vulosi mesfushori Adrien Rabiot me një gol të bukur në përfundimin e pjesës së parë (45’).

Juve ishte më e mirë edhe në 45-minutëshin e dytë, por që s’arritën të gjenin rrugën drejtë rrjetës prapë.

Kësisoj, Juve tani do ta synojë titullin e kampionit në Itali meqenëse nuk do të garojnë në garat evropiane si pasojë e përjashtimit nga UEFA.

Lajme të ngjashme