Jurgen Klopp thotë se lëndimet e kanë fajin për rënien e Liverpoolit - NACIONALE

Jurgen Klopp thotë se lëndimet e kanë fajin për rënien e Liverpoolit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e pranon se skuadra e tij është duke pësuar rënie, duke thënë se nuk është e drejtë të gjykohet ajo, për shkak se është duke u përballur me lëndime të shumta këtë sezon.

Liverpooli pritej të ishte sfiduesi më i madh i Manchester Cityt në garë për titull në Premierligë, por po ndodh e kundërta pas 12 ndeshjeve të para, pasi të kuqtë renditen në vendin e 9-të në tabelë.

Liverpoolit i kanë munguar lojtarë si Diogo Jota, Naby Keita, Luis Diaz dhe Joel Matip shkaku i lëndimeve, ndërsa Darwin Nunez po ka vështirësi ta arsyetojë çmimin e lartë që klubi e pagoi për të si zëvendësues të Sadio Manes.

Disfata 2:1 kundër Leeds Unitedit të shtunën, e cila ishte e para në shtëpi në Premierligë që prej marsit 2021, ishte një tjetër goditje për Kloppin.

Tani është nuk 100% e drejtë ta gjykosh këtë ekip sepse ne nuk i kemi pasur lojtarët në dispozicion, lojtarët më cilësorë të sulmit na mungojnë. Ne e bëjmë këtë punë në publik dhe gjykimi i saj do të bëhet më vonë në sezon, apo madje në fund të sezonit”, tha Klopp.

Klopp e pranoi po ashtu se gjërat nuk mund të rregullohen shumë shpejt.

Telashi ynë është vazhdimësia dhe qëndrueshmëria. Ka ngritje dhe natyrisht ka shumë rënie, kjo është e qartë”, nënvizoi ai.

Liverpooli është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve dhe sonte e pret Napolin në Anfield për ndeshjen e fundit në grup. Ai është i dyti në grup dhe mund ta sigurojë vendin e parë nëse e mposht ekipin italian me katër apo më tepër gola epërsi.

Por të kuqtë përballen me një sfidë të vështirë kundër Napolit, i cili është lider i Serie A dhe ende i pamposhtur në ligë këtë sezon.

“Nuk frikësohem. Është sfidë e vështirë dhe unë e respektoj atë që po e bëjnë ata”, shtoi Klopp.

Lajme të ngjashme