Jurgen Klopp konfirmon se Adrian do të jetë titullar ndaj Man Cityt, me Alisson dhe Kelleher të lënduar - NACIONALE

Jurgen Klopp konfirmon se Adrian do të jetë titullar ndaj Man Cityt, me Alisson dhe Kelleher të lënduar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se portieri i tretë Ardian do të jetë titullar të shtunën në përballjen ndaj Manchester Cityt për Community Shield.

Fituesi i FA Cup do të përballet me kampionin e Anglisë në stadiumin e Leicester Cityt "King Power", për trofeun e Community Shield.

Por, duke folur në konferencë për shtyp, trajneri i "Reds", Klopp tha para gazetarëve se do të jenë pa portierin kryesor Alisson.

"Alisson u stërvit sot më shumë si një ditë më parë, por do të jetë gati për Fulham, por jo për vikend. Diogo Jota do të merr pak kohë, fatkeqësisht".

Alisson zhvilloi 45 minuta në parapërgatitje në sfidën ndaj Manchester United para dy javëve.

Meqenëse edhe Caoimhin Kelleher gjithashtu do të mungojë, nënkupton se zgjedhja e tretë Adrien do të jetë titullar kundër Cityt.

35-vjeçari edicionin e kaluar zhvilloi vetëm një paraqitje, atë duke luajtur titullar në fitoren kundër Preston të vlefshme për EFL Cup.

Ndërkohë, konfirmimi i Klopp se Diogo Jota do të jetë i padisponueshëm vjen si më pak surprizë.

Sulmuesi ka humbur të gjithë parasezonin e Liverpoolit deri më tani, pasi mori një dëmtim të kërdhokullës ndërsa ishte në detyrë në Portugali në fund të sezonit të fundit.

Kjo do të thotë se nënshkrimi me vlerë 64 milionë funte, Darwin Nunez, është vendosur për paraqitjen e tij të parë me fanellën e “Reds” në tokën angleze.

Uruguaiani shënoi katër gola në fitoren 5-0 të Liverpool ndaj RB Leipzig javën e kaluar, por nuk ka arritur të gjejë rrjetën në tre miqësoret e tjera.

Për fund, kujtojmë se sfida mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet të shtunën e ardhshme dhe do të nis në ora 18:00.

Gjithashtu do të jetë një ‘test i vërtetë’ për t’i provuar përforcimet më të fundit të dy skuadrave angleze që kanë dominuar Premierligën në pesë vitet e fundit.

Lajme të ngjashme