Jurgen Klopp i lartëson Arsenalin dhe Mikel Artetën par përballjes së fundjavës
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka lartësuar Arsenalin dhe trajnerin e tij Mikel Arteta, para përballjes me ta në Premierligë këtë të diele.
Lideri i Premierligës Arsenali është duke e shijuar një fillim të shkëlqyer të sezonit të ri, duke i fituar nëntë prej 10 ndeshjeve në të gjitha garat që prej rindërtimit të skuadrës në verë.
Gabriel Jesusit dhe Oleksandr Zinchenkos i kanë shtuar cilësitë e një skuadre tashmë mjaftë cilësore të topçinjve këtë sezon.
Përveç njeriut kryesor Jesus, Klopp i lavdëroi paraqitjet e kapitenit Martin Odegaard, të cilin kishte tentuar ta blinte si adoleshent, Bukayo Saka, Gabriel Martinelli dhe mesfushorit Thomas Partey.
Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes, Klopp tha: “Ua jap gjithë respektin tim, (po bëjnë) punë shumë, shumë të mirë”.
“Kur ke nevojë për ca kohë, askush nuk të jep kohë dhe mbase jo të gjithë ne e meritojmë dhe duhet të jesh i mirë për ta përdorur kohën dhe Mikel e ka bërë këtë”.
“Shumë respekt për të. Arsenal i ka pasur mjaft talentë nga vitet e mëparshme. Martinelli është bërë tamam lojtari që prisja se do të bëhej. Martin Odegaard, me të pata biseduar kur ai ishte 15 vjeç në Norvegji dhe e gjitha bota e donte dhe ai vendosi të shkonte në Real Madrid”, vazhdoi ai.

“E mbaj në mend sikur të ishte dje. Ai kishte disa vite të vështira që është normale kur je në qendër të vëmendjes. Ai u bë lojtari që të gjithë prisnin që do të bëhej”.
Klopp shtoi: “Saka, uff, ai ka qenë i jashtëzakonshëm prej ditës së parë dhe Gabriel Jesus, nëse dikush e dinte se sa i fortë mund të bëhej ai, jo në një fanellë të City, ai ishte Mikel sepse ai kishte punuar me të. E njëjta vlen edhe për Zinchenkon.”

