Jose Mourinho thotë se refuzoi propozimin më të madh në historinë e futbollit - NACIONALE

Jose Mourinho thotë se refuzoi propozimin më të madh në historinë e futbollit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho insiston se nuk është fajtori për startin e keq të Romës dhe zbuloi që refuzoi ofertën më të madhe për një trajner në historinë e futbollit gjatë verës.

Pasi drejtoi Romën drejt dy finaleve evropiane në dy sezonet e para, Mourinho momentalisht po kalon kohën më të keqe si trajner i klubit italian.

Roma renditet në pozitën e 16-të në Serie A duke dështuar të fitojë ndonjë nga tre ndeshjet e para, kurse pastaj demoloi Empolin me rezultat 7:0 muajin e kaluar.

Sidoqoftë, skuadra e Mourinhos menjëherë iu kthye rezultateve negative duke barazuar me Torinon e pastaj u mposhten nga Genoa këtë të enjte.

Në konferencë për shtyp, ish trajneri i Chelseas theksoi se nuk është fajtori për këtë formë të dobët të klubit.

Nuk i lexoj gazetat, të dëgjoj radion ose të shikoj televizionin por kam miq, lojtarë, asistentë. Kam njerëz që edhe kur nuk dua, më informojnë për gjëra”.

Nuk i pranoj (ato që shkruhen), sepse nuk është e vërtetë. Nuk jam problemi”.

Janë disa faktorë. Është e njëjta kur fiton, nuk mund të thuash një person është përgjegjës sepse të gjithë jemi”.

Para tre muajve ideja që të largohem është parë si tragjedi. Gjatë pushimeve, mora ofertën më të madhe dhe të çmendur që një trajner ka marrë ndonjëherë në historinë e futbollit”.

Dhe e refuzova. E bëra sepse i kisha dhënë fjalën lojtarëve, tifozëve dhe drejtuesve të klubit. Tani tre muaj më vonë, duket se unë jam problemi. Nuk e pranoj këtë”.

Oferta thuhet të jetë e skuadrës arabe Al Hilal, të cilit i kanë ofruar teknikut portugez një ofertë prej 500 mijë funteve në javë.

Lajme të ngjashme