Jose Mourinho favorit për ta drejtuar PSG-në - NACIONALE

Jose Mourinho favorit për ta drejtuar PSG-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho vazhdon të kërkohet nga PSG me lojtarët e Romës që tani kanë frikë se tekniku portugez do të largohet nga skuadra e Serie A në fundin e sezonit.

Mourinho drejtoi Romën në finalen e Ligës së Evropës pasi fitoi Ligën e Konferencës është i admiruar nga mbështetësit e Romës.

Sidoqoftë, “Sportsmail” raporton se Mourinho është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Christophe Galtier pasi PSG pritet të ndajë rrugët me teknikun francez

Për dallim nga PSG-ja, Roma nuk do të funde për t’ia plotësuar dëshirat “Special One” për ta përmirësuar skuadrën edhe nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Lidhja me menaxherin e Romës, Tiago Pinto thuhet se është tejet e tensionuar me Mourinhon që ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Siç ka ndodhur në shumë prej klubeve të tij, Mourinho ka krijuar lidhje të forta me një grup kryesor lojtarësh të moshuar dhe shumë prej tyre po parashikojnë një ndarje kur të përfundojë sezoni.

Nuk po flas për të ardhmen time me askënd publikisht. Situata është e qartë, nga pikëpamja kontraktuale kam ende një vit në kontratën time. Futbolli është futboll, ndonjëherë kontratat nuk janë gjëja më e rëndësishme”, tha Mourinho pas takimit me Sampdorian në fillim të sezonit.

Nëse Roma mposht Sevillan në Budapest më 31 maj, ata automatikisht do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pavarësisht se ku do të përfundojë në Serie A.

Lajme të ngjashme