Jose Mourinho mohon kontaktet me PSG-në
Trajneri Jose Mourinho thotë se nuk është kontaktuar nga Paris Saint-Germain për ta zëvendësuar Christophe Galtier në verë.
Galtier pritet të shkarkohet në fundin e sezonit shkaku që dështojë në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Francës, me "Special One" si favoriti për ta zëvendësuar.
Sidoqoftë, pavarësisht raportimeve në Francë që ka pasur kontakte ndërmjet klubit dhe agjentit të teknikut portugez, ky i fundit i ka hedhur poshtë këto spekulime.
"Nëse kanë telefonuar, nuk më kanë gjetur mua. Asnjëherë nuk kam biseduar me ta", tha ai për Sky Italia.
Mourinho nuk mohoi mundësinë e kalimit te PSG-ja në verë, por deklaroi se ka edhe një vit kontratë të mbetur me Romën.
"Para disa muajve drejtori (Pietro) Berardi tha se ishte i sigurt se do të qëndroja dhe ky ishte interpretimi i ti. Nëse në këtë kohë zotëri Zazzaroni (një gazetar) tha se ishte interpetim i tij, nuk do të flas më askënd".
"Situata është e qartë, nga pikëpamja ime kam edhe një vit të mbetur në kontratë. Futbolli është futboll, disa herë kontratat nuk janë gjëja më e rëndësishme".
"Gjithçka mirë dhe qetë, gjëja më e rëndësishme është ndeshja e radhës".
Mourinho nuk hezitoi të flet edhe për ndeshjen gjysmëfinale ndaj Bayer Leverkusenit në kuadër të Ligës së Evropës, duke vlerësuar lartë klubin gjerman.
"Janë ndër skuadrat më të mira në Evropë për kundërsulme. Janë gjithnjë të rrezikshëm në këto momente të ndeshjes, mbrohen, presin që kundërshtari ta humbas topin dhe pastaj është vështirë që t'i ndalesh. Kanë shumë sulmues të shpejtë", nënvizoi ai.