Joe Willock: Ishte e qartë që nuk vlerësohesha te Arsenali - NACIONALE

Joe Willock: Ishte e qartë që nuk vlerësohesha te Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Joe Willock ka treguar se nuk u vlerësua fare te Arsenali, prandaj edhe zgjodhi t’i bashkohet Arsenalit.

Si për shumicën e anglezëve, edhe për Willock kishte pritje të mëdha te “Topçinjtë” mirëpo shkaku i lëndimeve nuk arriti ta dëshmojë kualitetin. Kësisoj, kaloi fillimisht huazim te Newcastle United, skuadër që e bleu përfundimisht në vitin 2021.

Të largohesha nga Londra, Arsenali dhe të vija këtu në një vend të panjohur ishte e vështirë, por koha e duhur. Nuk kisha qenë kurrë këtu, nuk e vizitova asnjëherë Newcastlen”.

Po i bashkohesha një skuadre që lufton për mbijetese. Ishte gjithçka e re. Ishte eksperiencë e vështirë, sepse kisha nisur të mësohesha te Arsenali, por e mrekullueshme”.

Gjithmonë isha i mbrojtur te Arsenali. Isha ai fëmija i ri që vjen nga grupmoshat e reja dhe synon të hyjë në ekipin e parë. Edhe kur luaja ishte “Oh, ai është thjesht një djalë i ri. Te Newcastle ishte presioni ndryshe. Nuk po them që ishte lehtë, por jo aq garuese sa këtu. Erdha këtu dhe u pritke të isha një ndër lojtarët kryesorë që na largon nga telashet”.

Ai tutje tregoi se ishte në dyshime nëse donte të nënshkruante përfundimisht me Newcastle, pasi mendonte edhe rikthimin te Arsenali.

Më kujtohet ajo verë që po rikthehesha te Arsenali dhe s’dija çfarë të bëja. E shijova huazimin, por ta bëjë përfundimtare ishte telefonatë e madhe. Nuk isha i sigurt nëse doja të largohesha nga Arsenal”.

Mendova se nëse kthehesha gjërat do të ishin të njëjta. Kur nisen negociatat nuk isha i sigurt. Tifozët ma bënë më të lehtë vendimin por gjithashtu Steve Bruce. Ai vërtetë luftoi për mua që të më sjellë këtu, ishte i shkëlqyer”.

Kishim shumë biseda gjatë verës. Nuk po vlerësohesha te Arsenali kjo u bë e qartë. Kur u takova me ta, ata donin thjesht që unë të shkoja. Po, dhembi”.

Kisha dhënë jetën për Arsenalin. Pas atij takimi u dok sikur koha ime kishte përfunduar. Nuk u ndjeva i vlerësuar dhe shkova të nënshkruajë për Newcastle pas kësaj”, përfundoi ai në një intervistë për “The Telegraph”.

Përndryshe, Newcastle po bën historinë këtë edicion pasi janë shumë pranë të inkuadrohen në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme