Joan Laporta: Dua rikthimin e Lionel Messit - NACIONALE

Joan Laporta: Dua rikthimin e Lionel Messit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka konfirmuar haptas se dëshiron rikthimin e Lionel Messit, por konfirmoi që nuk do të jetë e lehtë.

Është raportuar së fundmi që argjentinasi ka arritur marrëveshje verbale për rinovimin e kontratës me PSG-në, por momentalisht ende asgjë s’është zyrtare.

Përpos kalimit në Inter Miami, është raportuar vazhdimisht se Barcelona do të provojë ta rikthejë në verë.

Presidenti katalunas në intervistë për “FCB TV”, ka bërë të ditur se e do rikthimin e shtatë herë fituesit të Topit të Artë, mirëpo shtoi se është një operacion i komplikuar.

"Do të doja që Messi të rikthehet te Barcelona, por nuk mund të gjenerojmë pritje. Ai është lojtar i PSG-së dhe është operacion i komplikuar".

Ai tutje bëri me dije se Barcelonës i duhen titujt dhe është i lumtur me trajnerin Xavi Hernandez në krye.

"Na duhet të fitojmë tituj dhe jemi të lumtur që kemi trajnerin më të mirë në botë. Eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte mjaft i dhimbshëm".

Në fund, Laporta foli edhe për të ardhmen e dyshes Frenkie de Jong dhe Sergi Busquets, për të cilët nënvizoi se nuk ka menduar asnjëherë t’i shet.

"Personalisht kurrë nuk doja ta shisja Frenkie de Jongun. Ai duhet të jetë një ndër kryesorët edhe pse për mua është. Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe duhet të jetë një ndër liderët".

"Ne duam që Busquets të vazhdojë deri në verë. Ne do ta marrim vesh vendimin e tij gjatë dimrit"

Frenkie de Jong vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Manchester United, derisa Busquets me transferimin te Inter Miami.

Ndërkohë, Barcelona momentalisht është lider në La Liga momentalisht, duke pasur dy pikë më shumë se rivali i përbetuar Real Madrid, kurse në Ligën e Evropës do të përballen me Manchester Unitedin.

Lajme të ngjashme