Barcelona përballë Manchester Unitedit në Ligën e Evropës - NACIONALE

Barcelona përballë Manchester Unitedit në Ligën e Evropës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona do të përballet me Manchester Unitedit në ndeshjen kryesore për një vend në çerekfinale të Ligës së Evropës, pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.

Unitedit, si skuadra e vendit të dytë nga grupi i tij në këtë garë, i ra shorti të luajë kundër Barcelonës, që ra në Ligën e Evropës pasi përfundoi e treta në grupin e saj në Ligën e Kampionëve.

Barcelona dhe Manchester United janë përballur 13 herë në të kaluarën, më së voni në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në sezonin 2018/19, kur spanjollët fituan 1:0 në Angli dhe 3:0 në shtëpi

Juventusi, i cili po ashtu vjen nga Liga e Kampionëve, do të përballet me Nantes.

Këto janë çiftet e 1/8 së finales në Ligën e Evropës:

Barcelona - Manchester United

Juventus - Nantes

Sporting - Midtjylland

Shakhtar Donetsk - Rennes

Ajax - Union Berlin

Bayer Leverkusen - Monaco

Sevilla - PSV

RB Salzburg - Roma

Ky lajm është në përditësim e sipër.

Sytë në Ligën e Evropës do të jenë edhe kah Sevilla, fituesja e më së shumti trofeve, gjashtë, në këtë garë.

Klubi spanjoll do të përballet me PSV Eindhoven, i cili e mbizotëroi Arsenalin në fazën grupore të kësaj gare sivjet, duke e mposhtur 2:0.

Prandaj nuk do të jetë një ballafaqim i lehtë për Sevillën, e cila po përjeton një sezon të vështirë sivjet në La Liga, duke treguar formë të luhatshme dhe ndodhet në pjesën e fundit të tabelës.

Roma e Jose Mourinhos do të përballet me RB Salbzurgun, klubin austriak që është dëshmuar ekip i rrezikshëm në Evropë në vitet e fundit.

Lajme të ngjashme