Jo vetëm pesë xhudistë, edhe atletja Gresa Bakraçi do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike 2024
Një lajm i mirë ka ardhur në mëngjesin e ditës së sotme, ku Komiteti OIimpik i Kosovës ka konfirmuar se Gresa Bakraçi do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.
Atletja që është kampione e Kosovës ndër vite, do të garojë në Lojërat Olimpike në disiplinën 800 metra.
Gresa nuk kishte normë olimpike, por ajo ka marrë ftesë nga univerzaliteti siç thonë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Kujtojmë se në Lojërat Olimpike, Kosovën, e përfaqësojnë edhe pesë xhudistët: Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu dhe Akil Gjakova, ku gjithësej me Gresa Bakraçin do të bëhen gjashtë sportistë në Paris 2024.
Lojërat Olimpike Parisi 2024 fillojnë më 26 korrik, dhe përfundojnë më 11 gusht, me kryeqytetin francez që do të jetë nikoqire për herë të tretë, pas organizimeve në vitet e largta 1900 dhe 1924.