Jo vetëm Mudryk, Chelsea tani synon ta "rrëmbejë" një tjetër futbollist që e do Arsenali - NACIONALE

Jo vetëm Mudryk, Chelsea tani synon ta "rrëmbejë" një tjetër futbollist që e do Arsenali

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea është duke u përgatitur ta marrë edhe një tjetër futbollist që pëlqehet nga Arsenalit. Bëhet fjalë për yllin e Atalantas, Rasmus Hojlund.

Danezi është në vëmendjen e shumë gjigantëve evropiane pasi shënoi shtatë gola në 24 paraqitje këtë edicion në Serie A.

Skuadra e Mikel Artetas ka shprehur interesim për Hojlund, me "Calciomercato" që raportoi javën e kaluar se edhe ndodhen në negociata të avancuara.

Mirëpo, tani Chelsea po synon ta përsërit trikun e Mykhaylo Mudryk dhe të nënshkruajë me Hojlundin. "Topçinjtë" në janar provuan nënshkrimin me ukrainasin, por pastaj "Blutë" ofruan 88.5 milionë funte për ta kompletuar marrëveshjen.

"Daily Mail" raporton se Chelsea tashmë ka zhvilluar takimin e parë me presidentin e Atalantas, Antonio Percassi, ku fillimisht u diskutua nëse lojtari në fjalë është në shitje.

Klubi italian thuhet se e vlerëson danezin në vlerën e 60 milionë funteve, një vlerë të cilën Chelsea nuk e ka problem ta paguajë sidomos pasi dëshiron të shesë lojtarë si Hakim Ziyech dhe Christian Pulisic.

Interesim për lojtarin tani kanë shprehur edhe Manchester Unitedi me Juventusin, por që ende nuk ka asgjë konkrete.

Lajme të ngjashme