Jo vetëm Liverpool dhe Man United, Arsenal gjithashtu i bashkohet garës për Mount - NACIONALE

Jo vetëm Liverpool dhe Man United, Arsenal gjithashtu i bashkohet garës për Mount

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal i është bashkuar garës me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin për të nënshkruar me yllin e Chelseas, Mason Mount.

Anglezi pritet të largohet në verë nga "Stamford Bridge" pasi i skadon kontrata në vitin 2024 dhe negociatat për rinovim kanë ngecur.

Kësisoj për Mount kanë shprehur interesim disa klubeve, përfshirë rivalët Liverpool dhe Man United.

Mirëpo, "Goal" raporton se së fundmi edhe Arsenali është duke e vëzhguar futbollistin. Skuadra e Mikel Artetas synon të përforcohet në verë pasi rikthehen në Ligën e Kampionëve dhe duan të garojnë për titullin kampion të Premierligës.

Prioriteti i "Topçinjve" mbetet Declan Rice, por tani edhe Mount po vlerësohet si shenjëster mjaftë serioze.

Chelsea nuk do të dëshironte ta shiste te rivali lokal futbollistin, por shkaku i investimeve të shumta është e detyruar.

24-vjeçari është pranë të bëjë paraqitjen e 200-të për Chelsean, ku iu ndihmoi edhe ta fitojnë Ligën e Kampionëve në vitin 2021, pavarësisht që këtë edicion s'ka kaluar formë të mirë duke shënuar vetëm tre gola në 35 paraqitje.

Lajme të ngjashme