Jesus shkëlqen edhe në lojën e dytë me fanellën e Arsenalit
Gabriel Jesus, ka treguar cilësitë e tij edhe njëherë në një ndeshje miqësore, tani duke shënuar gol ndaj Evertonit. Ky është goli i tretë në dy ndeshje për sulmuesin brazilian, që duket se do të shkëlqejë te londinezët.
Goli i shënuar dje ndaj Evertonit nga Jesus, i jep shpresë Mikel Artetas se ka gjetur pikën kyçe që iu mungonte skuadrës së tij.
25-vjeçari shënoi golin e tretë të tij me fanellën e Arsenalit për t’ia siguruar fitoren 2:0 skuadrës së tij ndaj Evertonit, ndeshje kjo që u zhvillua në Baltimore, të shtunën në mbrëmje.
Gabriel Jesus touches down Cedric’s cross & rifles it into the roof of the net for the opening goal to continue his great pre-season form. 😍 #afc pic.twitter.com/VXrRYc1Q93
— afcstuff (@afcstuff) July 16, 2022
Braziliani po duke se që tani ka shpaguar 53 milionë eurot e shpenzuara në të, me Artetan që është shumë i kënaqur me aftësitë e tij për të marrë përgjegjësitë në skuadrër.
Arteta i kënaqur me paraqitjet e para të Jesus
Sulmuesi brazilian shënoi dy gola në miqësoren e parë kundër Nurnbergut javën e kaluar, tani ka treguar instinktin vrastar sërish kundër rivalit të Premierligës. Ai shënoi pas një harkimi të Cedric Soares, ku me një prekje të parë të topit mahniti për ta dërguar topin në rrjetë.
25-vjeçari mori pjesë edhe në golin e dytë, duke asistuar te Bukayo Saka, dhe Arteta është shumë i kënaqur me sulmuesin.
“Ai krijoi një kaos, ai gjithmonë të fut në një pozitë të vështirë dhe gjithmonë është në shpinën e një mbrojtësi duke bërë presion. Ai është gjithmonë te topi dhe përpara golit. Jesus është një kërcënim i vërtetë për skuadrat kundërshtare, dhe kjo është ajo çfarë kemi nevojë si skuadër. Në momentin që ne humbim topin ai menjëherë është aktiv duke ushtruar presion dhe duke e mbajtur skuadrën shumë lartë në pjesën kundërshtare. Ai ka shumë cilësi të liderit të skuadrës. Mund ta shohë se çfarë është duke bërë me shokët e skuadrës, dhe ky është lojtari që dëshironim.”
All eyes on Orlando 👀
— Arsenal (@Arsenal) July 17, 2022
Goodnight, Gooners 👋 pic.twitter.com/yJ5FeGpE2B
Ndeshja e ardhshme e Arsenalit!
Arsenal do të vazhdojë fazën përgatitore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një përballje me Orlando City më 21 korrik, tre ditë para se të fillojë Kupa E Floridës ku luajnë ndaj Chelseas.
Topçinjtë gjithashtu kanë edhe një miqësore në plan ndaj Sevillas, pak para lojës hapëse të Premierligës.
Arsenali kampionatin do ta fillojë në ditën hapëse të saj më 5 gusht, ku do të takohet me Crystal Palace si mysafire.

