Ylli i ri i Arsenalit: Kam cilësitë e Messit, e kemi stilin e njëjtë të lojës - NACIONALE

Ylli i ri i Arsenalit: Kam cilësitë e Messit, e kemi stilin e njëjtë të lojës

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Lojtari më i ri i Arsenalit, Fabio Vieira ka krahasuar cilësitë e tij me fituesin e shtatë-herë Topit të Artë, Lionel Messi, duke thënë se kanë stil të njëjtë të lojës.

22-vjeçari i shumëvlerësuar bëri bujë me kalimin e tij në Arsenal nga Porto për 35 milionë euro në qershor të këtij viti.

Portugezi është duke ndjekur hapat e bashkëvendësit të tij, Cristiano Ronaldo, pasi kaloi nga liga portugeze në ligën më të fortë aktualisht në botë, Premierligë.

Mesfushori me tipare sulmuese u ble nga Arsenali pas një sezoni shumë të mirë që kaloi me Porton. Ai pati 39 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola dhe asistuar në 16 raste të tjera.

Vieira beson se ai mund të shfaqë cilësitë e tij në elitën angleze, të cilat janë të ngjashme me Messin në shumë raste.

Sa e pëlqen Fabio Vieira, Lionel Messin?

Në një intervistë për TheAthleti, Vieira tha: “I dua Ronaldon dhe Messin. E pëlqej Messin për stilin e tij të lojës, është si stili im – luan me këmbë të djathtë dhe kemi disa kualitete të njëjta. Ndërsa Ronaldon nuk e dua vetëm se është portugez por sepse ai ka punuar fortë, fizikisht dhe mentalisht. Është i jashtëzakonshëm, ka shënuar shumë gola. Të dy këta lojtarë janë të jashtëzakonshëm.”

Vieira po ecën rrugës së trasuar nga Ronaldo, i cili do të mbetët në librat e historisë së Manchester Unitedit, por edhe kërkon frymëzimin te portugezët tjerë të suksesshëm.

Mesfushori portugez foli për sfidën në Premierligë, duke e cilësuar si ligën më të fortë në botë.

“Është liga më e fortë në botë. Anglia ishte gjithmonë tërheqëse për mua. Shumë lojtarë të mëdhenj portugez kanë luajtur këtu, siç janë: Cristiano Ronaldo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Joao Moutinho, Joao Cancelo e shumë tjerë. Dua t’i ndjekë hapat e tyre. Ishte ëndërr fëmijërie të luaja në Porto, por ëndrra e vërtetë ishte të luaja në Premierligë.”

Pozicioni i preferuar i Fabio Vierias në fushë!

Vieira i duhet kohë për ta dëshmuar vetën e tij në Premierligë afër shumë yjeve botërore, por mundësinë tashmë e ka dhe duhet ta përdorë.

Fabio Vieira ka folur për pozicionin e preferuar në fushë, duke thënë se është lojtar i shumë pozicioneve.

“Trajneri më tha se kishte njohuri që luaj si mesfushor, unë mund të luaj në çdo pozite në mesfushë. Mund të luaj në mes, prapa sulmuesit, anësor i majtë e gjithashtu anësor i djathtë. Trajneri e di tashmë që jam lojtar i shumë pozicioneve. Por e preferoj pozitën e 10-shit apo mesfushorit qendror, është pozicioni im origjinal.”

Lajme të ngjashme