Javier Tebas thotë se Real Madrid ka kapacitetin për ta transferuar Kylian Mbappen në verë - NACIONALE

Javier Tebas thotë se Real Madrid ka kapacitetin për ta transferuar Kylian Mbappen në verë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas mendon se Kylian Mbappe do të largohet në verë dhe Real Madrid ka kapacitetin për ta transferuar.

Mbappe ka njoftuar PSG-në se nuk do ta vazhdojë kontratën dhe dëshiron të qëndrojë edhe sezonin tjetër para se të largohet si agjent i lirë.

PSG ka bërë me dije se nuk e lejon që ylli t’i ikë falas andaj e ka vendosur në shitje, me Real Madridin që shihet si destinacioni më i mundshëm.

Tebas për Marcan ka pranuar se dëshiron ta shehë Mbappen në La Liga dhe mendon që Reali mund ta kompletojë atë transferim.

Shpresoj që Mbappe të vijë. Nëse më pyet si tifoz, atëherë mendoj se Mbappe do të largohet këtë sezon sepse në UEFA është kontrolli financiar që ka një masë për pagat e larta dhe PSG-ja duhet ta lirojë”.

Mendoj se Real Madridi ka kapacitetin për ta kompletuar këtë transferim”.

Real Madridi është i etur që sa vite për të nënshkruar me Mbappen, derisa në vitin 2021 PSG-ja i refuzoi një ofertë prej 180 milionë eurove.

Mbappe pastaj e harroi klubin madrilen duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me opsion për një tjetër, të cilin mund ta aktivizojë vetëm lojtari.

Real Madrid veçse ka nisur të jetë aktive në afatin veror pasi nënshkruan me Jude Bellingham dhe Ferran Torres, derisa edhe rikthyen Brahim Diazin që ishte huazim nga AC Milani.

Lajme të ngjashme