Jashari: Faleminderit bashkëlojtarëve për barrën që mbajtën në pjesën e dytë, s’ishte karton i kuq - NACIONALE

Jashari: Faleminderit bashkëlojtarëve për barrën që mbajtën në pjesën e dytë, s’ishte karton i kuq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Muharrem Jashari thotë se për të nuk ishte karton i kuq, ndërsa falënderoi bashkëlojtarët për barrën që mbajtën në pjesën e dytë.

Jashari realizoi golin e fitores për Kosovën ndaj Lituanisë, megjithatë u ndëshkua me karton të kuq në përfundimin e pjesës së parë duke lënë lojtarin me një lojtar më pak deri në fund.

Pas ndeshjes, për “RTK”, Jashari i falënderoi bashkëlojtarët ndërsa edhe komentoi edhe kartonin që mori.

“Goli i parë? Secili trajner e ka zgjedhjen dhe grumbullimin e vetë. Më së shumti jam i lumtur për golin dhe fitoren. Dua të falënderoj bashkëlojtarët që patën një barrë të madhe në pjesë e dytë. Dua t’i falënderoj të gjithë bashkëlojtarët për pjesën e dytë”.

“Kartoni? Pak janë emocionet, atmosfera e të gjitha. Për mua nuk ka qenë karton i kuq, tash do e shoh si ka qenë. Gjatë lojës mendova që ishte karton i verdhë”.

“Asisti i Muriqit? Edhe gjatë përgatitjes i kam thënë se topin e kërkoi gjithmonë. Për një moment e kam parë që më shikoi dhe e kam ndje që do ta shënoj golin”.

Lajme të ngjashme