“Janë të dëshpëruar”, ish ylli i Liverpoolit bën deklaratën e çuditshme për kontratat e lojtarëve - NACIONALE

“Janë të dëshpëruar”, ish ylli i Liverpoolit bën deklaratën e çuditshme për kontratat e lojtarëve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish ylli i Liverpoolit Fabinho thotë se klubi anglez është i dëshpëruar për t’i bindur yjet si Mohamed Salah, Trent Alexander-Arnold dhe Virgil van Dijk të rinovojnë kontratat.

Të tre yjeve iu skadon kontrata në fundin e sezonit, ndërsa të gjithë kanë lënë pikëpyetje nëse do të rinovojnë, apo do të përshëndeten në verë.

Fabinho, i cili po luan në Arabinë Saudite që kur iu bashkua Al Ittihadit në 2023 ka komentuar situatën, duke zbuluar se nuk ka pasur ndonjë kontakt me treshen.

“Nuk kam folur me ta së fundmi dhe të jem i sinqertë nuk kam parë ndonjë lajm se mund të vijnë në ligën arabe, ose të largohen nga Liverpooli”.

“E di që disa lojtarë si Mo, Virgil dhe Trent janë në përfundimin e kontratës dhe Liverpooli që është i dëshpëruar për t’i bindur të rinovojnë, por ky s’është më problemi im”.

Trent Alexander-Arnold ka qenë i lidhur me kalimin te Real Madridi, me skuadrën madrilene që e ka bërë prioritet që një kohë të gjatë.

Ndërkohë, sa i përket Salah e Van Dijk s’është që kam pasur shumë raportime ngase të dy i kanë dhënë prioritet qëndrimit në “Anfield” përtej vitit 2025.

Lajme të ngjashme