Probleme në negociata? Jamal Musiala i kërkon Bayernit t'i vendosin klauzolë lirimi
Mesfushori i Bayern Munichut Jamal Musiala thuhet se ka kërkuar t’i vendoset një klauzolë lirimi për një largim të mundshëm në vitet e ardhshme.
Gjermani ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës, ndërsa ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Bayernin, prandaj edhe po vëzhgohet nga top klubet evropiane.
Sipas “SportBild”, Musiala dhe Bayern Munich në pajtim janë pajtuar për pagën, meqenëse lojtari nuk kishte qenë i interesuar të bëhet më i paguari.
Sidoqoftë, disa detaje tjera janë duke shkaktuar probleme, një ndër ta klauzola e lirimit. Bayerni është kundër që t’i vendosë ndonjë klauzolë lirimi yllit të skuadrës ngase nuk po mendojnë ta shesin ndonjëherë dhe e shohin si kyç në projektin afatgjatë.
Megjithatë, nga ana e Musiala preferojnë të jetë një klauzolë e lartë rreth 175 milionë euro, që pastaj të bie me vitet që kalojnë.
Bayerni nuk është i kënaqur me këtë kërkesë të gjermanit, duke përmendur faktin se Real Madrid e Barcelona po i vendosin yjeve të skuadrës klauzola rreth 1 miliardë euro.
Manchester City mbetet skuadra më e interesuar për gjermanin, me Pep Guardiolan që është admirues i zjarrtë nëse dështon marrëveshja në parim mes palëve.