Ja pse vendimi për karton të kuq ndaj Tomorit ishte i drejtë në humbjen e Milanit ndaj Chelseat
Kartoni i kuq për mbrojtësin e Milanit, Fikayo Tomori, ishte momenti kyç në ndeshjen ku kuqezinjtë u mposhtën nga Chelsea me rezultat 2:0, por pavarësisht vendimit të ashpër, vendimi i gjyqtarit ishte teknikisht korrekt sipas ligjeve të lojës së futbollit.
Në minutën e 17-të të ndeshjes, mbrojtësi anglez u mund në duel nga Mason Mount dhe u gjend në anën e gabuar të lojtarit të Chelseat. Mount arriti të ikë ku goditi lehtë pasi Tomori nga mbrapa i ndali fuqinë dhe vetullat u ngritën në çast kur arbitri Daniel Siebert tregoi nga pika dhe nxori një karton të kuq, duke përjashtuar qendërmbrojtësin e kampionit të Italisë.
Përsëritjet treguan se Tomori kishte dorën e djathtë të shtrënguar në shpatullën e Mount dhe siç duket në pamje ai bëri dy përpjekje për të tërhequr anglezin, i cili bëri të pamundurën për të qëndruar në këmbë. Një penallti në dukje ishte një thirrje e ashpër, por largimi nga fusha i zemëroi dhe hutoi më tej tifozët, veçanërisht ata që mendonin për rregullin e 'ndëshkimit të dyfishtë'.
Në Ligjin 12 të Ligjeve të Lojës të IFAB-it, mohimi i një mundësie për të shënuar gol në zonën e penalltisë është vetëm një karton i verdhë nëse ndërhyrja është një përpjekje e vërtetë për të luajtur me topin. Thuhet në mënyrë eksplicite se në 'të gjitha rrethanat e tjera (p.sh. mbajtja, tërheqja, shtyrja, pamundësia për të luajtur me topin etj.) lojtari që ndërhynë duhet të përjashtohet me karton të kuq.'
*Ligjet e lojës së futbollit, IFAB

Për shkak se gjyqtari Siebert i dha një penallti Chelseat për faullin e Tomorit, kartoni i kuq ishte teknikisht thirrja e duhur, sepse ndërhyrja ishte një veprim tërheqës dhe për rrjedhojë jo një përpjekje për të luajtur me topin. Nëse tërheqja ishte mjaft e lehtë për të dhënë një penallti apo jo, është një çështje tjetër.
