Ivan Rakitic tallet keq me Lukakun: A e çojmë në pushim në Split? - NACIONALE

Ivan Rakitic tallet keq me Lukakun: A e çojmë në pushim në Split?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda kroate Ivan Rakitic është tallur keq me Romelu Lukakun, pas dështimeve të tij të kushtueshme para portës kroate në Kupën e Botës, duke thënë se sulmuesit belg duhet t’i jepet një pushim falas bregdetin e Splitit.

Lukaku i humbi disa mundësi të arta shënimi për Belgjikën në ndeshjen e fundit dhe vendimtare në Grupin F të enjten, e cila mbaroi 0:0 dhe si pasojë belgët ranë nga Kupa e Botës, derisa Kroacia shkoi në mesin e 16 më të mirëve.

Rakitic, i cili u pensionua nga Kombëtarja e Kroacisë në vitin 2020 pasi i bëri 106 paraqitje, i kishte shijuar dështimet e sulmuesit të Interit pranë portës së vendit të tij dhe tani ka gjetur kohë të tallet me të, duke thënë se ai meriton pushim falas në Detin Adriatik.

Në një video të postuar në Instagram, Rakitic shihet duke e dërguar puthje drejt kamerës dhe duke thënë: “Forca Lukaku!

Ne duhet t’ia ofrojmë atij një muaj pushim në Split. Forca!” shtoi Rakitic.

Lukaku ishte i shkatërruar pas barazimit dhe eliminimit të hershëm të Belgjikës nga Botërori i Katarit, duke e grushtuar xhamin e stolit i kapluar nga emocionet.

Ish-bashkëlojtari i vet te Interi, Ivan Perisic, u mundua ta ngushëllojë pas ndeshjes.

Qëndrova me të për dy apo tre minuta pas ndeshjes. Kështu është futbolli, nganjëherë shënon, nganjëherë humb raste. Ai është lojtar shumë i fortë. Shpresoj se ai mund të fitojë sa më shumë trofe me Interin tani”, tha Perisic.

Lajme të ngjashme