Italia publikon listën e zgjeruar, katër lojtarë do të largohen deri në fillim të EURO 2024
Trajneri i Kombëtares së Italisë, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e zgjeruar me 30 lojtarë, që i paraprinë listës përfundimtare për EURO 2024.
Siç dihet tashmë, një kombëtare mund të ketë 26 lojtarë me vete në Kampionatin Evropian me ndryshimin më të fundit dhe deri në fillim të kësaj kampanje nga ekipi kombëtar italian duhet të largohen katër lojtarë.
Gjashtë lojtarë të cilët luajtën rol kyç në titullin e 20-të të Interit në Serie A, janë ftuar nga Spalletti, që me shumë gjasë të gjithë do të jenë në EURO 2024.
Katër portierët e ftuar në listën e gjerë janë: Donnarumma, Meret, Provedel, Vicario.
Në mbrojtje është numri më i madh i lojtarëve të ftuar, ku me shumë gjasë njëri nga ata do të largohet.
Mbrojtësit: Acerbi, Bastoni, Bellanova, Buongiorno, Calafiori, Cambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarco, Mancini, Scalvini.
Tetë mesfushorë kanë pranuar ftesë, dhe ata janë: Barella, Cristane, Fagioli, Folorunsho, Frattesi, Jorginho, Pellegrini, Ricci.
Në sulm të ftuar janë: Chiesa, El Shaarawy, Orsolini, Raspadori, Retegui, Scamacca dhe Zaccagni.
𝑵𝒂𝒛𝒊𝒐𝒏𝒂𝒍𝒆 🇮🇹
— Nazionale Italiana ⭐️⭐️⭐️⭐️ (@Azzurri) May 23, 2024
La lista dei 3️⃣0️⃣ convocati del Ct Luciano #Spalletti per il raduno in programma il 31 Maggio a #Coverciano in vista di #EURO2024 💙
▶️ https://t.co/pJf2RwuvNT#Nazionale #Azzurri #VivoAzzurro pic.twitter.com/PlUNRLky0I
Kujtojmë se Italia në grupet e EURO 2024 përballet me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.