Ismet ‘Baba’ ndëshkohet me të kuq, Ballkani triumfon ndaj Dukagjinit - NACIONALE

Ismet ‘Baba’ ndëshkohet me të kuq, Ballkani triumfon ndaj Dukagjinit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës Ballkani e ka nisur me fitore sezonin 2024/25 në Superligë, duke mposhtur Dukagjinin.

Pavarësisht që është klub i ri, trajneri Ismet Munishi ka mbetur i njëjti, pra u përjashtua si pasojë e dy kartonëve të verdhë shkaku i protestave ndaj vendimeve të gjyqtarëve.

Ballkani kuptohet ishte skuadër më e mirë, por që edhe Dukagjini bëri paraqitje fantastike, pavarësisht që epilogu përfundimtar doli të jetë 2:0.

Dukagjini e nisi më mirë duke rrezikuar me Pllanën si dhe Millakun, që e goditi traversën por pafat për t’i finalizuar rastet.

Ishte Ballkani që kaloi në epërsi, përmes brazilianit Queven Inacio, i cili realizoi një gol të bukur pas një asistimi preciz të Almir Kryeziut (43’).

Queven ishte në formën më të mirë, duke vulosur fitoren me një eurogol nga distanca (63’).

E vetëm disa minuta më vonë, Ismet Munishi mori edhe kartonin e dytë të verdhë shkaku që protestoi kundër vendimit të gjyqtarit, ku si pasojë u përjashtua nga fusha (73’).

Kështu, Munishi ia nis me humbje aventurës te Dukagjini, derisa Ballkani fiton tre pikët e para në rrugëtimin drejt mbrojtjes së titullit kampion për vitin e tretë radhazi.

Lajme të ngjashme