Ismajl Beka e pranon se refuzoi Zvicrën: Me familjen e donim Kosovën
Futbollisit kosovar që luan në Zvicër të skuadra e “Fc Luzern” ka folur për vendimin e tij për të përfaësuar kombëtaren e Kosovës në futboll.
Beka ka thënë se është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme
“Të jesh në gjendje të luash për vendin tënd është një ndjenjë e madhe dhe e papërshkrueshme." - ka thënë Beka me krenari për “Blick”, përcjellë KosovaPress.
Beka mund të debutojë për Kosovën pikërisht në ndeshjen kundër Zvicër që zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Së bashku me familjen time megjithatë vendosa që dua të luaj për Kosovën. Është loja e jetës sime. Në këto 90 minuta do të kem emocione shumë të veçanta. Për këtë duel vjen e gjithë familja ime nga Zvicra dhe aty do të jenë edhe shumë të afërm të mi në Kosovë. Kjo është vërtet e lezetshme.” – ka thënë ai.
Mbetet të shihet të shtunën nëse Beka do të luaj kundër Zvicrës.
