“Ishte një tronditje” – Ylli i Bayern Munichut i habitur me vendimin e klubit për shkarkimin e Nagelsmann - NACIONALE

“Ishte një tronditje” – Ylli i Bayern Munichut i habitur me vendimin e klubit për shkarkimin e Nagelsmann

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i mesfushës së Bayern Munich, Leon Goretzka, ka treguar se ishte i tronditur kur mori vesh se skuadra e tij kishte ndarë rrugët me ish-trajnerin, Julien Nagelsmann, për ta zëvendësuar pas shumë pak kohësh me Thomas Tuchel.

Mesfushori 28-vjeçar sugjeroi se lojtarët kishin marrëdhënie të mira me trajnerin gjerman dhe se vendimi i klubit për ta shkarkuar atë ishte një surprizë e madhe për të dhe për pjesën tjetër të skuadrës. Bayern ka thënë se nuk ishte një “vendim i lehtë” të ndahej shoqëria me trajnerin dhe këmbënguli se duhej të reagonte ndaj një sërë paraqitjesh dhe rezultatesh zhgënjyese.

Duke folur për TV2 , Goretzka tha: "Do të gënjeja nëse do të thosha që ditët e fundit nuk më kanë ndikuar. Ishte jashtëzakonisht e vështirë. Ne kemi pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë me Julian. Ndoshta e kam parë atë më afër se sa familjen time. Ishte një tronditje!"

LEON GORETZKA BAYERN MÜNCHEN 08032023

Ish-trajneri i Borussia Dortmund dhe Chelseat, Thomas Tuchel, është emëruar si trajneri i ri i klubit duke zëvendësuar Nagelsmann. Tuchel i është bashkuar klubit me një kontratë që zgjat deri në qershor të vitit 2025.

Thomas Tuchel Bayern press conference 2022-23

Ndeshja e parë e Thomas Tuchel si trajner i Bayern Munich është kundër ish-klubit të tij Dortmund në Bundesligë më 1 prill.

Lajme të ngjashme