Ish-ylli i NBA-së me thirrje raciste dhe ksenofobike për lojtarët e Sudanit Jugor, Kevin Durant i kthen përgjigje - NACIONALE

Ish-ylli i NBA-së me thirrje raciste dhe ksenofobike për lojtarët e Sudanit Jugor, Kevin Durant i kthen përgjigje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kevin Durant dhe Steph Curry dolën në një konferencë për shtyp sot (e enjte) para fillimit të Lojërave Olimpike Paris 2024. ShBA-të e fillojnë rrugëtimin e tyre kundër Serbisë të dielën, me skuadrën që kërkon medaljen e pestë olimpike dhe të tretën për Durantin.

Prej shumë pyetjeve që u bënë në drejtim të yllit të Phoenix Suns, një ishte një lidhje me skuadrën e Sudanit Jugor, me të cilët ShBA-të u përballen me këta të fundit që morën fitore shumë të vështirë 101:100.

Pas kësaj fitore jo të rehatshme, ish-ylli i NBA-së, Gilbert Arenas bëri thirrje raciste dhe ksenofobike, me Kevin Durant që u kundërpërgjigj për t'u dalë në mbrojtje skuadrës debutuese në Lojëra Olimpike.

Çfarë tha Gilbert Arenas?

Arenas ofendoi rëndë, duke u munduar të kritikonte lojtarët e Amerikës për fitoren jo të rehatshme.

"Joel Embiid e lëshoi lojën për kushërirët e tij në Sudanin Jugor. Ata nuk kanë as këpucë. Marrin këpucë nga Amerika. Ne duhet t'ua dërgojmë. Ata shënojnë pikë ndaj nesh pa këpucë."

Kundërpërgjigja e Durantit

Por, Kevin Durant tregoi se pse është një sportist i nivelit të lartë, duke dalë në mbrojtje të lojtarëve nga Sudani Jugor.

"Fshehurazi, unë do të jem me Sudanin Jugor, përveç në rastet kur ata luajnë kundër nesh," tha Durant gjatë konferencës për shtyp sot.

ShBA-të janë në grupin e njëjtë me Sudanin Jugor dhe është planifikuar të luajnë të mërkurën, më 31 korrik.

Pas deklaratave skandaloze nga Arenas, Durant nuk do të jetë i vetmi në përkrahje të Sudanit Jugor. Tifozët e basketbollit në botë me shumë gjasë do të jenë pas tyre, të emocionuar për të parë një skuadër të re dhe debutuese në Lojërat Olimpike në PARIS 2024.

Lajme të ngjashme