Ish ylli i Liverpoolit suspendohet nga klubi për pjesën e mbetur të sezonit - NACIONALE

Ish ylli i Liverpoolit suspendohet nga klubi për pjesën e mbetur të sezonit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Werder Bremeni e ka suspenduar mesfushorin Naby Keita për pjesën e mbetur të sezonit dhe e ka detyruar të paguajë një gjobë pasi refuzoi të luante të dielën ndaj Bayer Leverkusenit.

Keita ishte në vëmendjen e top mediave pasi refuzoi të udhëtonte me bashkëlojtarët pasi mësoi se nuk do të ishte titullar ndaj kampionit të Gjermanisë.

Përpos gjobës që ish ylli i Liverpoolit duhet të paguajë, Werderi ka vendosur ta suspendojë për tërë sezonin e mbetur, e më shumë gjasë do të vendoset në shitje në verë.

Drejtori i Brementi Clemes Fritz ka deklaruar se sjellja e lojtarit ka qenë e keqe dhe është plotësisht e papranueshme.

“Sjellja e Nabyt nuk mund të tolerohet për ne si klub. Me këtë vendim, e la skuadrën në pozitë të keqe para ndeshjes sportive dhe e vendosi vetën para klubit”.

“Nuk lejojmë gjëra të tilla. Në këtë pjesë të sezonit duhet të jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjet e mbetura dhe skuadra duhet të jetë shumë afër me njëra-tjetrën. Prandaj nuk kishte alternativë tjetër për vendimin tonë”.

Keita i ishte bashkuar Bremenit pasi u largua nga Liverpooli si agjent i lirë në vitin 2023, pas një perdiudhe të dobët në “Anfield”.

Ndërkohë, 29-vjeçari e ka mbrojtur vetën dhe profesionalizmin e tij ku në “Instagram” tregoi pikëpamjen e tij. “Që kur arrita në këtë klub mahnitës, e kam treguar profesionalizmin tim”.

“Gjithmonë provoj të ndihmoj klubin dhe mbështetësit, sidomos në këtë kohë të keqe me rezultate të dobëta. Që nga fillimi i karrierës s’kam pasur probleme disiplinore dhe gjithmonë kam treguar sjellje shembullore. Nuk do të pranoj asnjë person që tenton të ma prishë imazhin”.

Lajme të ngjashme