Ish-ylli i Holandës dhe Barcelonës thotë se Messi është më i miri ndonjëherë - NACIONALE

Ish-ylli i Holandës dhe Barcelonës thotë se Messi është më i miri ndonjëherë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lionel Messi është mbi Diego Maradonën, Pelën e Johan Cruyff, duke çimentuar vendin e ti si më i miri ndonjëherë që ka luajtur futboll, thotë legjenda e Holandës dhe ish-ylli i Barcelonës, Patrick Kluivert.

Ikona argjentinase, i cili është gati të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij për klube me skuadrën e MLS, Inter Miami, më në fund mori mundësinë për të shijuar lavdinë e Kupës së Botës në Katar 2022.

Lionel Messi World Cup trophy

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte frymëzimi për vendin e tij në atë ngjarje, me një kurorë globale të shtuar në koleksionin e trofeve që ai ka fituar në vitet me Barcelonën dhe Paris Saint-Germain. Ish-ylli i katalanasve dhe Holandës, Kluivert beson se Messi tani mund të pretendojë se është më i miri ndonjëherë që ka luajtur futboll.

Diego Maradona

Kluivert ka thënë për Johnnybet.com: “Me gjithë respektin për Diego Maradona, Pele dhe Johan Cruyff, dhe për të gjitha legjendat e tjera të lojës, ajo që ka arritur Messi e bën atë lojtarin më të madh ndonjëherë. Ai ka fituar Kupën e Botës, Kupën e Amerikës dhe nuk e di as sa trofe të Ligës së Kampionëve - ai ka fituar të gjithë trofetë që një futbollist mund të dëshironte të fitonte ndonjëherë. Dhe këtu janë edhe çmimet personale që ai ka fituar. Unë e konsideroj Messin si një nga, nëse jo më të madhin ndonjëherë.”

Pele Brazil.

Messi ka fituar Ligën e Kampionëve në katër sezone të ndryshme dhe titulli i Ligës është siguruar në 10 raste gjatë kohës së tij në Barcelonë. Dy tituj të tjerë erdhën ndërsa ishte pjesë e gjigantëve të Ligue 1, PSG dhe ai ndihmoi Argjentinën në një triumf të shumëpritur në Kupën e Amerikës në vitin 2021.

Messi ka regjistruar mbi 800 gola në karrierën e tij të jashtëzakonshme për klubin dhe vendin, duke thyer rekorde të panumërta gjatë kësaj rruge dhe do të shpresojë të mbajë standarde të larta kur të shkojë në Shtetet e Bashkuara si futbollist i lirë këtë verë.

Lajme të ngjashme