Ish-tenisti ukrainas rroket me tenistët serbë: Jeni bërë bushtra të parasë ruse - NACIONALE

Ish-tenisti ukrainas rroket me tenistët serbë: Jeni bërë bushtra të parasë ruse

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-tenisti ukrainas Sergiy Stakhovsky është fjalosur me dy tenistët serbë, Viktor Troicki dhe Janko Tipsareviq, duke i kritikuar ashpër atë për pjesëmarrjen e tyre në një turne ekzibicioni në Rusi, në një kohë Ukraina po pushtohet nga ushtria ruse.

Stakhovsky i publikoi në rrjetet speciale bisedat private me dyshen serbe, duke shkruar “ky është opinioni serb”, si dhe duke i quajtur ata “bushtra të parasë ruse”.

North Palmyra Trophies 2022 është edicioni inaugurues i kësaj ngjarjeje ekzibicioni, i organizuar nga Formula Tennis Hockey LLC. Ky turne do të mbahet nga 1 deri më 4 dhjetor në Shën Petersburg.

Stakhovsky u pensionua nga tenisi në janar, pasi dështoi të kualifikohej për grand slamin Australian Open 2022. Menjëherë pasi Rusia e pushtoi Ukrainën në shkurt, 36-vjeçari vendosi t’i bashkohej ushtrisë së atdheut të vet për të luftuar kundër rusëve.

Ai u zemëruar me shokët e tij serbë që vendosën të luajnë në Rusi dhe i bëri publike bisedat private me ta.

Zhgënjyese Victor, që po të shoh ty në Rusi. Por, paraja po i bleka të gjitha”, i shkroi Stakhovsky Troickit.

Tenisti serb iu përgjigj: “Të jem në vendin e gjyshërve të mi është gjë që nuk blihet! Ti je një palaço Instagrami, i cili e ngatërron politiken me sportin. Kjo nuk ka asgjë të bëjë me luftën, por meqë e përmende, unë dhe vendi im përjetuam gjithë të këqijat dhe nuk na përkrahu askush! Prandaj, të lutem mbylle gojën!

Ndërsa Stakhovsky ia ktheu: “Më mirë të jem palaço Instagrami dhe ta mbroj atdheun tim, se të jem bushtër e parasë ruse”.

Stakhovsky pastaj iu kthye tenistit tjetër serb, Tipsareviqit, nga i cili mori përgjigje agresive.

I zhgënjyer, Janko. Shumë i zhgënjyer të të shoh ty në Rusi. Pra, paraja qenka mbi moralin. Është zgjedhja juaj”, i shkroi Stakhovsky atij.

Tipsareviq ia ktheu: “Vërtet? Si thoni për këtë Zotëri Luftëtar i Lirisë në Instagram. A keni bojkotuar apo protestuar ju apo ndonjë anëtar i familjes suaj në çfarëdo kapaciteti kur forcat e NATO-s e bombarduan vendin tim, mua, familjen dhe popullin tim rreth 20 vite më parë?”

Lajme të ngjashme