Ish-portieri i Real Madridit: Messi duket i urtë por s’e keni idenë sa gjëra të pasjellshme thoshte ai ndaj Ramosit e Pepes - NACIONALE

Ish-portieri i Real Madridit: Messi duket i urtë por s’e keni idenë sa gjëra të pasjellshme thoshte ai ndaj Ramosit e Pepes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-portieri i Real Madridit, Jerzy Dudek, pretendon se Lionel Messi e kishte zakon të përdorë gjuhë fyese ndaj Sergio Ramosit dhe Pepes gjatë përballjeve të tyre në El Clasico.

Dudek, i cili njihet si heroi i Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve më 2005, i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2007, ku kryesisht e kishte ngrohur stolin.

Portieri polak ishte pothuajse tërë kohën zgjedhja e dytë në fushë pas portierit legjendar Iker Casillas gjatë kohës sa qëndroi në kryeqytetin spanjoll, por ishte përfshirë në disa ndeshje të nxehta të El Clasicos.

Dudek i quajti provokues Messin dhe trajnerin e atëhershëm të Barcelonës, Pep Guardiola, duke thënë se ata e kishin zakon t’i bezdisnin lojtarët e Real Madridit çdo herë.

“Ai (Messi) ishte shumë provokues, siç ishte e tërë Barcelona dhe trajneri i tyre Pep Guardiola. Ata ishin gjithmonë të gatshëm të të bezdisnin dhe shumë herë ia dilnin në mënyrë të përkryer”, tha Dudek për gazetën spanjolle Marca.

Ai shtoi: “E kam parë dhe e kam dëgjuar Messin duke thënë gjëra shumë të pasjellshme ndaj Pepes dhe Ramosit të cilat nuk mund as t’i paramendosh. Paramendojeni se çfarë mund të dalë nga goja e një personi i cili duket i qetë dhe miqësor”.

Dudeki kishte luajtur tepër rrallë për Real Madridin. Në fakt, ai i kishte bërë vetëm dy paraqitje në La Liga gjatë katër viteve sa ishte në klub.

Ai e kishte organizuar një minutë heshtje para një ndeshjeje të El Clasicos për 96 polakët e vrarë, përfshirë presidentin e Polonisë Lech Kaczynski, pas rrëzimit të aeroplanit.

Dudek i zhvilloi vetëm 12 ndeshje për Madridin në katër sezon dhe e fitoi një titull në La Liga, një Kupë të Mbretit dhe një Superkupë të Spanjës.

Lajme të ngjashme