Isco: Sevilla është vendi i duhur të demonstroj nivelin që kam, dua trofe - NACIONALE

Isco: Sevilla është vendi i duhur të demonstroj nivelin që kam, dua trofe

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori sulmues Isco është deklaruar pas kalimit te Sevilla, duke deklaruar se synon të fitojë trofe dhe është shumë i lumtur me këtë transferim.

Pas një dekade te Real Madrid, spanjolli u largua si agjent i lirë duke iu bashkuar rivalit, me të cilët nënshkroi deri në vitin 2024.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Sevillas, Isco deklaroi se është i lumtur me transferimin dhe mezi pret të nis stërvitjet.

"Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë sfidë. E di nga vij dhe shpresoj të tregoj gjëra të mira këtë vit. Dua ta nisi me skuadrën dhe të punoj sa më shpejtë të jetë e mundur. Erdha të një skuadër që e njoh trajnerin dhe lojtarët dhe stili i lojës që e dua. Shpresoj të fitojmë tituj dhe t'i gëzojmë tifozët".

Ai tregoi se ka stërvitur tërë verën që të jetë në formë dhe mezi pret të nis të luajë.

"Ishte një verë e vështirë. Është e para që kam pasur shumë pushime, diçka që nuk jam mësuar. Kam përfituar dhe kam nisur stërvitjet që të jem në formë. Mezi pres të bashkohem dhe të nisi të luaj, diçka që nuk e kam bërë që një kohë të gjatë".

Isco konfirmoi ofertat e shumta, por pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ndikoi që t’i bashkohet Sevillas.

"Kam zgjedhur Sevillan mes shumë propozimeve shkaku i projektit sportiv dhe lojës që më ka interesuar më së shumti. Është skuadër që garon, që dëshiron të luaj futboll mirë, luan në Ligën e Kampionëve, klub në rritje gjithmonë. Është vendi më i mirë të tregoj futbollin tim sërish. Dua të fitoj prandaj jam këtu".

Ndër të tjera, ai foli edhe për trajnerin e Sevillas, i cili i ka befasuar gjithmonë dhe “tani është koha t’ia rikthej”.

"Ai (Lopetegui) është trajner që më ka besuar gjithmonë mua. E dua futbollin e tij dhe çfarë më ka propozuar, është diçka që më përshtatet në stilin tim. Gjithmonë më ka thënë të jap maksimumin dhe dua ta falënderoj atë".

"Tani duhet ta rikthej besimin në fushë dhe t'i tregoj që nuk është gabim. Kam biseduar me presidentin dhe Monchin dhe kërkesa është diçka që shihet nga jashtë e brenda. Duke qenë në një ekip tjetër, vërehet kur ata barazojnë një ndeshje ose humbasin kundër Madridit ose Barcelonës. Tifozët presin më të mirën dhe shpresoj që ne t'ua japim. Është një ekip që ka kaluar vite në elitë duke fituar tituj dhe tifozët mësohen me gjëra të mira”.

Lajme të ngjashme