Iraniani bëhet viral: E nokauton brutalisht kundërshtarin duke e gjuajtur jashtë ringut - NACIONALE

Iraniani bëhet viral: E nokauton brutalisht kundërshtarin duke e gjuajtur jashtë ringut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kickboksieri iranian Khalil Ahmad është bërë viral në të gjitha rrjetet sociale pas një nokauti brutal që bëri në një përballje së fundmi.

Ai me një goditje të fuqishme me këmbë, e nokautoi kundërshtarin (emri i të cilit s’është bërë i ditur), me këtë të fundit që përfundoi jashtë ringut.

Fillimisht, ai i dha një boks të fuqishëm në fytyrë e pastaj me këmbë e dërgoi direkt e në “gjumë” kundërshtarin, i cili përfundoi jashtë ringut.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i trajnerëve dhe gjyqtarëve që shkuan t’i ndihmonin derisa ishte pa ndjenja.

Përndryshe, s’ka ende detaje mbi gjendjen e boksierit të nokautuar.

Lajme të ngjashme