Inzaghi: Interi për asnjë moment nuk pushoi së besuari - NACIONALE

Inzaghi: Interi për asnjë moment nuk pushoi së besuari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, thotë se skuadra e tij e meritoi fitoren 4-3 në udhëtim te Fiorentina, sepse ata 'nuk pushuan së besuari' dhe dërguan një 'sinjal të madh' për pjesën tjetër të ligës në këtë ndeshje.

Kjo ishte një ndeshje vërtet kaotike që pa zikaltrit të kalojnë 2-0 brenda 15 minutave, të rikthyer për 2-2 nga një penallti e Arthur Cabral dhe goditjes së Jonathan Ikone.

Penalltia e Lautaro Martinez riktheu epërsinë, e përsëri Fiore arriti të barazonte me serbin, Luka Jovic, por goli i minutës së fundit të shtesës nga, Henrikh Mkhitaryan pas një largimi të dobët të Lorenzo Venuti doli të ishte i fitores për Interin.

Inter Coach Simone Inzaghi: “Fiorentina Are Not An Easy Side To Play For Anyone”

“Ne u kapëm dy herë, por skuadra nuk pushoi së besuari”, tha Inzaghi për Sky Sport Italia.

“35 minutat e para deri në penallti ishin të shkëlqyera, më pas humbëm pak formën, por ata që dolën nga bankina na dhanë një dorë të madhe. Ky ishte një sinjal shumë i madh që dërguam sonte, pasi Fiorentina është një skuadër e vështirë.

“Ne ishim në avantazh 2-0 dhe dukej se kishim kontrollin, më pas humbëm gjakftohtësinë pas golit të tyre, por ne duhet të kishim vazhduar dhe mbajtur kontrollin e ndeshjes. E rëndësishme ishte që ne besuam deri në fund, edhe me 35 mijë njerëz në stadium duke brohoritur për kundërshtarët tanë”.

Violat ishin të zemëruar me disa vendime të gjyqtarit Paolo Valeri, mbi të gjitha mungesën e kartonit të kuq për Federico Dimarco në penalltin që shkaktoi në Giacomo Bonaventuran me një ndërhyrje në gju, dhe një ndërhyrje potenciale e Edin Dzekos ku shtyu Nikola Milenkovicin në golin e fitores.

Dimarco stampa i tacchetti sul ginocchio di Bonaventura, Valeri e VAR sbagliano: era da rosso

Romelu Lukaku dhe Marcelo Brozovic do të kthehen së shpejti nga lëndimet e tyre, por Joaquin Correa vazhdon të luftojë.

“Në këtë moment, ne kemi lojtarë që janë të rinj dhe kanë potencial të madh, por nuk është e lehtë të luash në Barcelonë pa përvojën e tyre.

“Kur njerëzit pyetën për Lautaro Martinez që nuk shënoi në shtatë ndeshje, thashë se nuk isha i shqetësuar, pasi ai vazhdonte të merrte shanset dhe do goli do të vinte përfundimisht.

Lautaro Martínez tuvo una noche soñada y Nico González vivió una pesadilla en un eléctrico Fiorentina vs Inter

“Correa bëri atë që i duhej sonte, më pëlqyen 55 minutat e para, ai po punonte për ekipin dhe në pozicionin e duhur. Natyrisht, ai nuk merr kohën e rregullt të lojës që kishte në Lazio dhe kishte disa lëndime, por ai po punon shumë.”

Cessione Skriniar, l'indicazione di Zhang a Marotta | Calcio | Top News | Sport E Vai | Tutte le notizie di sport

Presidenti i Interit, Steven Zhang ishte në tribunat e Stadio Franchi, një tjetër shfaqje uniteti, pavarësisht raportimeve për një shitje të mundshme të skuadrës.

“Presidenti ishte me ne dje këtu, pronarët kanë qenë gjithmonë pranë skuadrës së bashku me drejtorët”, përfundoi Inzaghi.

Lajme të ngjashme