Interi arrin fitore të mundimshme në udhëtim te Fiorentina - NACIONALE

Interi arrin fitore të mundimshme në udhëtim te Fiorentina

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Interi me shumë mund ka arritur fitore në Artemio Franchi përballë Fiorentinës, me rezultat 4:3. Më meritori për tre pikët e zikaltërve ishte Lautaro Martinez, i cili shënoi dy gola dhe asistoi në një tjetër.

Që nga fitorja në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, Interi i Simone Inzaghit, është duke u shfaqur me një fytyrë krejtësisht tjetër, me lojtarët që japin atomin e fundit për një rezultat pozitiv në fund.

Kjo ndodhi edhe me Fiorentinën. Zikaltrit krijuan epërsi prej dy golave shumë herët, por vendasit arritën të ktheheshin në lojë, madje në një moment ata e barazuan rezultatin në 2:2. Por që Interi kishte forcën të rikthehej te fitorja.

Image

Nicolo Barella shënoi golin e parë të takimit në minutën e dytë, pas një asistimi të Lautaro Martinezit.

Ndërsa 13 minuta më vonë, ishte vet argjentinasi që shënoi golin e rezultatit 2:0, pas një depërtimi të mirë në zonë.

Image

Fiorentina u kthye në lojë me anë të një penalltie në pjesën e parë.

Federico Dimarco ndërhyri shumë keq në Bonaventurën edhe pse topi shkoi krejtësisht jashtë dhe gjyqtari i takimit pas rishikimit në VAR akordoi penallti.

Goditjen nga 11 metra e konkretizoi në gol Arthur Cabral, që gjuajti në anën e kundërt të portierit nga Kameruni, Andre Onana, për rezultatin 2:1.

Me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, Interi u kthye më mbrapa seç ishte vendosur në pjesë të parë dhe Fiorentina e shfrytëzoi këtë duke sulmuar.

Zhvillohej minuta e 60-të, kur Jonathan Ikone hyri në zonë dhe goditi shumë mirë, për të shënuar një gol shumë të bukur për barazimin e rezultatit në 2:2.

Interi u kthye në lojë, me shpresën duke kërkuar golin e fitores që të mos dilte duar thatë nga Artemio Franchi.

Kështu edhe ndodhi, Interi arriti të shënonte për 3:2.

Ishte një top i Edin Dzekos që gjeti Lautaron shumë mirë në zonë, i cili arriti ta merrte topin para portierit Terraciano, ky i fundit shkaktoi penallti në të, por që fillimisht gjyqtari anësor ngriti flamurin për pozitë jashtë loje.

Image

Pas rishikimit në VAR, doli se nuk kishte pozitë të parregullt dhe si rrjedhojë vendimi u kthye në penallti të cilën në minutën e 73-të sulmuesi argjentinas e konvertoi në golin e dytë personal për të dhe të tretin për Interin, për rezultatin 3:2.

Fiorentina arriti ta barazonte rezultatin përsëri, kësaj radhe me anë serbit, Luka Jovic në minutën e fundit të takimit.

Kur dukej se loja do të përfundonte kështu, Interi befasoi, ku në minutën e pestë shtesë arriti të shënonte golin e fitores për 4:3, pasi mbrojtësi vendas duke tentuar ta largonte topin e goditi Henrikh Mkhitaryan, i cili shënoi me shumë fat.

Image

Tabela e renditjes

Lajme të ngjashme