Inzaghi flet për titullin kampion, marrëdhënien me presidentin si dhe duelin e qytetit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka folur për luftën e vështirë që i pret për titullin kampion këtë sezon, marrëdhëniet me Steven Zhang, si dhe për ndeshjet kundër Milanit, derbin e qytetit.
Zikaltrit dhe kuqezinjtë patën një luftë të ngushtë vitin e kaluar, kur titulli u vendos vetëm në ndeshjen e fundit, me këta të fundit që dolën kampion me dy pikë përpara Interit. Edhe pse dështuan për titullin kampion, skuadra e Inzaghit triumfoi në Kupën dhe Superkupën e Italisë.
Duke folur për DAZN, trajneri italian tha se ai dhe skuadra e tij kërkojnë ta përsërisin sezonin e kaluar.
“Nuk them se do të luftojmë për hakmarrje. Ne duhet të punojmë fort për ta përsëritur sezonin e kaluar. Ia kemi dalë mirë, kemi luajtur futboll të bukur për pjesën më të madhe të kampionatit, dhe për këtë jam i lumtur.”
Ai preku çështjen se si u ndje kur e humbën titullin dhe a është ai gati që me skuadrën e tij të luftojnë për sezonin e ri.
“Ishte një vit stratosferik për titullin kampion, të cilën e humbëm për dy pikë. Ne do të tentojmë ta fitojmë këtë vit, ashtu siç do të tentojnë dhe rivalët tanë, të cilat janë rritur kohët e fundit. Jemi duke punuar që nga 6 korriku për qëllimin tonë që kemi në mendje.”
Afati kalimtar veror i Interit në sezonin e kaluar
“Në vitin e kaluar ne shitëm lojtarë shumë me vlerë dhe nuk po fliste askush për ne. Pas tre apo katër muajsh futboll të bukur pastaj, të gjithë na panë si favorit. Ka shumë skuadra tjera që kanë shpenzuar më shumë se Interi, të cilat e kanë synim titullin kampion.”
Marrëdhënia e Simone Inzaghit me Steven Zhang
“Ai na jep gjithmonë shtytje për të ecur para. Ne kemi një marrëdhënie të ngushtë me pronarët dhe drejtorët, edhe për arsyen se ata na përkrahin çdo ditë, duke mos na lënë asnjëherë anash.”
:focal(943x588:945x586)/origin-imgresizer.eurosport.com/2022/01/13/3285150-67220268-2560-1440.jpg)
Në fund trajneri i zikaltërve foli për rivalin e qytetit dhe takimet në sezonin e kaluar.
“Ne u takuam vitin e kaluar në katër ndeshje. Një e fituam ne, një e fituan ata dhe dy tjera përfunduan me barazim. Në kupë ne bëmë më mirë, dhe në ligë natyrisht ata bënë diçka të jashtëzakonshme, duke fituar në fund titullin.”
#Inter, #Inzaghi: 'Obiettivo scudetto, bravi a riprendere #Lukaku. Avere qui #Zhang ci dà quel quid in più. Il gap col #Milan...' https://t.co/f9vj1GE2mD
— calciomercato.com (@cmdotcom) July 28, 2022
