Interi shënon fitore të lehtë ndaj Empolit, shkëlqen Frattesi - NACIONALE

Interi shënon fitore të lehtë ndaj Empolit, shkëlqen Frattesi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Interi ka bërë hap para në Serie A, në ndjekje të liderit, Napoli.

Zikaltrit të ndihmuar nga një karton i kuq i Empolit, shënuan fitore 3:0 në udhëtim dhe tani janë vetëm katër pikë larg skuadrës së Antonio Contes, në garën për kreun e tabelës.

Interi i Simone Inzaghit e dominoi tërësisht takimin, por që pjesa e parë nuk prodhoi asnjë gol.

Kartoni i kuq Goglichidze në minutën e 31-të ndryshoi rrjedhën e takimit, me zikaltrit që ishin të pamëshirshëm në pjesën e dytë.

Davide Frattesi hapi serinë e golave në minutën e 50-të, që shënoi gol të bukur për 1:0, i asistuar nga Darmian.

17 minuta më vonë, mesfushori italian shënoi përsëri, tani për 2:0, e Lautaro Martinez bëri asistim fantastik me thembër.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes Lautaro Martinez, që shënoi lehtësisht për 3:0, me Barellën që asistoi, pasi fitoi topin nga një pakujdesi e Empolit në vijën e fundit.

Interi kështu me fitore 3:0 shkon në kuotën e 21 pikëve nga 10 ndeshje të zhvilluara, katër më pak se Napoli i vendit të parë.

Ndeshja e radhës për kampionin në fuqi është ndaj Venezias më 3 nëntor, teksa më 6 nëntor takohet me Arsenalin në Ligë të Kampionëve.

Lajme të ngjashme