Interi shënon fitore me rikthim ndaj Cremoneses, Martinez vendimtar - NACIONALE

Interi shënon fitore me rikthim ndaj Cremoneses, Martinez vendimtar

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Nënkampioni i Serie A-së, Interi, është kthyer te fitoret në kampionatin italian, duke mposhtur me rikthim në rezultat Cremonesen 2:1, fal dy golave të sulmuesit argjentinas, Lautaro Martinez.

Pas një humbjeje të hidhur të hënën që lamë pas nga Empoli, zikaltrit me shumë mund kanë arritur ta marrin një fitore të vlefshme, për t’i mbajtur gjallë shpresat për titullin kampion, edhe pse tashmë është një diferencë e dukshme mes liderit Napoli dhe tyre.

Image

Skuadra e Simone Inzaghit ishte dominuese totale në këtë ndeshje, duke pasur posedimin e topit dhe shumë raste shënimi, por portieri i Cremoneses, Marco Carnesecchi, bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.

Skuadra e inkuadruar këtë sezon në ligë dhe që gjendet momentalisht e fundit në renditje, arriti të shënonte e para, me anë të David Okerekes në minutën e 11-të, pas një goditje shumë të mirë për rezultatin 1:0.

Interi nuk vonoi shumë dhe u kthye në lojë. Ishte minuta e 21-të kur Lautaro Martinez shënoi për barazimin e rezultatit 1:1.

Cremonese 1 - [1] Inter - Lautaro Martinez 21'

Video Cremonese 1 - [1] Inter - Lautaro Martinez 21' was uploaded to Streamin.me on Jan 29, 2023.

Me këtë rezultat dy skuadrat shkuan në pushimin mes dy pjesëve.

Zikaltrit në pjesën e dytë intensifikuan sulmet, për të kërkuar me ngulm fitoren dhe këtë e arritën pas shumë përpjekjeve.

Ishte sërish Martinez që shënoi gol, kësaj radhe me asistimin e Edin Dzekos dhe fal një devijimi nga mbrojtësi i Cremoneses, për rezultatin 2:1.

Edhe pse zikaltrit vazhduan me ndeshje të mirë, deri në vërshëllimën e fundit më gola nuk pati.

Interi me këtë fitore momentalisht ngjitet në pozitën e dytë me dy pikë më shumë se Milani, që ka një ndeshje më pak dhe 10 më pak se lideri, Napoli që po ashtu nuk ka zhvilluar ende ndeshjen e 20-të.

Lajme të ngjashme