Interi bën hap fals, me një lojtar më pak mposhtet nga Empoli - NACIONALE

Interi bën hap fals, me një lojtar më pak mposhtet nga Empoli

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Pas suksesit që arriti në Arabinë Saudite, ku fitoi Superkupën e Italisë përball Milanit me fitore të thellë, Interi kësaj radhe nuk arriti të tregonte asgjë, kështu duke humbur në shtëpi ndaj Empolit me rezultat 1:0, e gjithashtu për pjesën më të madhe të takimit luajti me një lojtar më pak.

Zikaltrit nuk ishin as afër skuadrës që u paraqit në finale të Superkupës, madje ndaj Empolit vuajti mjaft shumë gjatë tërë takimit.

Mbrojtësi sllovak, Milan Skriniar, i përfolur për një transferim në Paris Saint-Germain, u përkujdes që punët e Interit, të mos ecnin mirë në asnjë mënyrë, pasi që me dy kartonë të verdhë, u përjashtua nga ndeshja qysh në pjesën e parë të takimit.

Inter 0-1 Empoli: Ten-man Nerazzurri stunned at San Siro

Diferenca numerike në fushë kreu punën e saj, pasi Empoli arriti të shënonte në pjesën e dytë, që doli të ishte goli i rezultatit përfundimtar.

Inter Empoli 0-1: gol e highlights della partita di Serie A. Decide Baldanzi | Sky Sport

Ishte Baldanzi që në minutën e 66-të gjeti rrugën deri te goli, pas një goditjeje të fortë, dhe një reagimi jo shumë të mirë nga portieri kamerunas, Andre Onana, për rezultatin 1:0.

Deri në fund, Interi arriti të rrezikonte disa herë, por pa pasur sukses në finalizim.

Kjo për zikaltrit është humbja e gjashtë sezonale, në një sezon që në bazë të skuadrës, thjesht mund të cilësohet si i dështuar dhe tani vetëm mrekullia mund të bëjë që ata të futën sërish në garën për titull.

Serie A Liveblog: Inter vs. Empoli - Football Italia

Interi momentalisht mbanë pozitën e tretë me pikë të barabarta me Romën e vendit të katërt, ndërsa Milani në pozitën e dytë ka një pikë më shumë dhe një ndeshje për të zhvilluar, ndërsa lideri Napoli është plot 13 pikë përpara.

Lajme të ngjashme