Interi po e kërkon me ngulm Balogunin, heq dorë nga marrëveshja me Alvaro Moratan
Interi tashmë është fokusuar vetëm në transferimin e yllit të Arsenalit, Folarin Balogun, pasi kanë hequr dorë nga një marrëveshje me sulmuesin e Atletico Madrdit, Alvaro Morata.
Zikaltrit janë në treg për një sulmues, pasi kanë humbur shërbimet si të Edin Dzekos ashtu edhe Romelu Lukakut këtë verë. Ata kanë nënshkruar me Marcus Thuram si lojtar i lirë, por janë ende në kërkim të një sulmuesi tjetër, për të qenë të kompletuar përpara.
Plani ishte të kthehej Lukaku për herë të tretë, por takimet e tij me Juventusin dhe AC Milanin nuk i pëlqyen klubit dhe ata ndërprenë lidhjet me belgun dhe më pas u lidhën me Moratan.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
La Gazzetta dello Sport raporton se Interi nuk është më i interesuar për Moratan dhe në vend të kësaj është i fokusuar në nënshkrimin e Balogun nga topçinjtë, me të gjitha forcat.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
19-herë kampioni i Serie A-së me të vërtetë kanë nevojë të përforcojnë opsionet e tyre sulmuese deri në fillim të sezonit, pasi ata kanë vetëm Thuram dhe Lautaro Martinez, që mund të llogariten si startues.
