Interi pëson humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit, mposhtet edhe nga Fiorentina
Nënkampioni i sezonit të kaluar në Serie A, Interi, assesi të këndellet dhe të vijë te rezultatet pozitive, pasi tani ka pësuar edhe humbjen e radhës, duke u mposhtur nga Fiorentina 1:0 në Guiseppe Meazza.
Kjo për zikaltrit është humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin italian, duke shënuar kështu një rekord ndër më të dobëtit në vitet e fundit.
Të udhëhequrit e Simone Inzaghit, zhvilluan një ndeshje të mirë pothuajse gjatë tërë takimit, duke qenë skuadra dominuese në fushë, por lanë shumë për të dëshiruar me moskonkretizimin e rasteve, me Dumfries e Romelu Lukaku që humbjen shanset të vetëm përball portës e disa raste tjera, ndërsa Fiorentina në një nga rastet e pakta në këtë takim shënoi për fitoren e madhe 1:0.
Fischio finale a San Siro
— Inter (@Inter) April 1, 2023
Powered by Snaipay#ForzaInter #InterFiorentina pic.twitter.com/plCfHJHUXY
Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola të shënuar, ndërsa me të filluar 45 minutat e dyta, Lukaku u gjend në një pozitë ideale, ku pengesë nuk e kishte as portierin, por dështoi ta çonte topin në rrjetë.
Pak minuta më pas erdhi goli për Fiorentinën. Ishte Giacomo Bonaventura që shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 53-të, për t’ia shkaktuar humbjen e radhës zikaltërve.
Interi me këtë humbje gjenden në pozitën e tretë në tabelë, por tani rrezikon që të bie në pozitën e pestë, me Romën e Milanin nëse shënojnë fitore në ndeshjet e tyre që i zhvillojnë nesër.
