Juventus fiton derbin ndaj Interit
Juventus ka shënuar një fitore të madhe në udhëtim te Interi, në kuadër të kryederbit të xhiros së 27-të në Serie A.
Derbi italian ishte tejet i zjarrtë nga minuta e parë, me dy skuadrat që kërkonin vetëm fitoren.
Juventusi e nisi më mirë duke krijuar disa aksione të shpejta, por që edhe Inter provoi gjithashtu ta gjente rrugën drejtë rrjetës.
Ishte serbi Filip Kostic që shënoi një gol të bukur duke lënë në "gjumë" Andre Onanan me një goditje të saktë për t'i dhënë epërsinë Juventusit (23').
Goli u rishikua nga VAR-i për disa minuta pasi dyshohej për një prekje të topit me dorë, por që në fund arbitri e vlerësoi si të rregullt - VIDEO.
Pjesa e dytë mund të thuhet se ishte më e qetë dhe pa gola, me "Zonjën e Vjetër" që provonte ta ruante rezultatin, gjë që e arriti.
Inter tentoi disa herë me anë të Martinezit dhe Lukakut, e pastaj edhe nga i inkuadruari Dzeko mirëpo assesi s'ia dolën t'i finalizonin.
Kështu, Juventus arkëton tre pikë tejet të rëndësishme për t'iu afruar zonës evropiane duke u renditur në pozitën e shtatë me 41 pikë, kurse Inter vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë me 50 sosh.
Në ndeshjen e parë pas pushimit ndërkombëtarë, Interi do ta pres Fiorentinen derisa Juventus përballet me Hellas Veronen.