Interi përgatit ofertë të re në drejtim të West Ham Unitedit për Scamaccan
Nënkampioni i Evropës, Interi, po përgatitet për një takim të ri me drejtuesit e West Ham Unitedit për t’iu paraqitur një ofertë të përmirësuar për sulmuesin Gianluca Scamacca.
Zikaltrit janë ende në treg për një qendërsulmues të ri pas vendimit të tyre për t'u larguar nga bisedimet për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku, i cili tani po lidhet shumë me një kalim te Juventus.
Interi doli me një ofertë për Scamacca të hënën, duke propozuar një marrëveshje me vlerë rreth 20 milionë euro plus shtesa për sulmuesin e West Ham. Kjo u refuzua, por klubi nuk po planifikon të heqë dorë ende.

Siç theksohet nga Fabrizio Romano, Interi është gati të dërgojë një ofertë të re për Scamacca, të gatshëm të paguajnë 25 milionë euro plus shtesa për sulmuesin italian. Ata janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet në ditët në vijim.
Inter next bid for Gianluca Scamacca will be in the region of €25m and it will could include add-ons, agreement expected to be reached in the next days with West Ham ⚫️🔵
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2023
Scamacca has already accepted to join Inter and new round of talks has been scheduled. pic.twitter.com/MqpBQ1PMQB
24-vjeçari tashmë ka rënë dakord të bashkohet me 19-herë kampionët e Serie A-së dhe një raund i ri bisedimesh është vendosur me West Ham Unitedin.
Roma ka qenë gjithashtu e interesuar për nënshkrimin e Scamaccas, por ata kanë qenë në gjendje të ofrojnë vetëm marrëveshje huazimi për shkak të kufizimeve financiare.

