Roma përgatit një ofertë tjetër për Scamacca
Roma thuhet se është gati për të dërguar një ofertë të përmirësuar te West Ham për të nënshkruar me sulmuesin Gianluca Scamacca.
Italiani konfirmoi dëshirën për të punuar nën urdhrat e Jose Mourinhos, në një intervistë së fundmi ku deklaroi se Roma është shtëpia e tij.
Sidoqoftë, klubi italian është i interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi derisa West Ham preferon shitjen e menjëhershme për ish yllin e Sassuolos që e blen 36 milionë euro.
Oferta e parë që e bëri Roma është refuzuar menjëherë nga “Çekanët”, mirëpo drejtori Tiago Pinto thuhet se do të dërgojë një tjetër ofertë për italian.
Sipas “Calciomercato”, Roma do ta rris vlerën e huazimit me opsion blerje në fundin e sezonit, me West Ham që shpreson ta vendosë klauzolën e obligimit nëse “Giallorossi” kualifikohen për Ligën e Kampionëve.
Scamacca është prioritet i Romës për ta zëvendësuar sulmuesin Tammy Abraham, që do të jetë jashtë fushës për disa muaj shkaku që këputi ligamentin në ndeshjen finale kundër Spezias.
Përndryshe, Abrahm pritet të rikthehet në fundin e vitit, gjë që do t’i jepte kohë Scamaccas për ta dëshmuar kualitetin nën urdhrat e “Special One”.
Roma tani ka objektiv Ligën e Kampionëve, pasi që vitin e kaluar ishte shumë pranë por u mposht në finalen e Ligës së Evropës nga Sevilla.