Pas Frattesit, Inter synon t'ia "rrëmbejë" Romës edhe Gianluca Scamaccan - NACIONALE

Pas Frattesit, Inter synon t'ia "rrëmbejë" Romës edhe Gianluca Scamaccan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter thuhet se është gati për të rivalizuar Romën për shërbimet e sulmuesit së West Ham Unitedit, Gianluca Scamacca.

“Romakët” që disa javë janë duke tentuar ta mbyllin marrëveshjen për italianin, ku do ta huazojnë me opsion blerje por klubi londinez preferon shitjen direkt.

Tani kjo ‘garë’ mund të bëhet më interesante, me “Il Tempo” që raporton se Inter gjithashtu po konsideron të bëjë një ofertë zyrtare për 24-vjeçarin.

Scamacca tashmë e ka konfirmuar publikisht që është i etur për rikthimin në Serie A, andaj nuk është që do ta refuzonte edhe kalimin te nënkampioni i Evropës.

Italiani kaloi në Londër vetëm një vit më parë nga Sassuolo në një marrëveshje për 36 milionë euro plus 6 milionë euro bonuse, si dhe 10 për qind në shitjen e radhës.

Sidoqoftë, ai dështoi ta tregojë plotësisht kualitetin duke pësuar lëndime dhe humbi vendin në 11-shen bazë.

Kujtojmë, Scamacca preferon Romën ngase ka lindur në këtë qytet, derisa ka 11 paraqitje për kombëtaren e Italisë.

Ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare në një marrëveshje të mundshme, me Interin që do të dërgojë një ofertë zyrtare në vlerën e 20 milionë eurove.

Lajme të ngjashme