Interi mund ta sakrifikojë Dumfries, Manchester United e interesuar - NACIONALE

Interi mund ta sakrifikojë Dumfries, Manchester United e interesuar

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Pasi i iku nda duart Bremer, Interi nuk është e interesuar që ta shes Milan Skriniarin. Por, në vend të tij mund të sakrifikohet shoku i tij i skuadrës, Denzel Dumfries, për të cilin është e interesuar Manchester United.

Zikaltrit kanë bërë të qartë se iu duhet të shesë të paktën një lojtarë deri në 60 milionë euro, për t’i barazuar llogaritë, dhe kjo duhet të ndodhë më së largu deri në qershor të vitit 2023.

Skriniar ishte më i përfoluri, si sakrifica e Interit, por Paris Saint-Germain dhe Tottenham Hotspur nuk ishin në gjendje të ofronin 80 milionë euro, aq sa kërkonin drejtuesit zikaltër, dhe tani me ikjen e Gleison Bremer në Juventus, nuk e sheh të rrugës për ta shitur më sllovakun, pasi që do të ishte vështirë të gjenin një zëvendësim të duhur.

Sipas Calciomeracto, lojtari i madh që mund të largohet nga Interi dhe që mund të arrijë një vlerë të tillë, është holandezi, Dumfries, i cili iu bashkua Interit një vit më parë nga PSV Eindhoven për 13,7 milionë euro.

Ai në 33 paraqitjet që bëri në Serie A, dhuroi pesë gola dhe pesë asiste, duke u përshtatur mirë në skuadrën e Interit, dhe çmimi tij menjëherë ka pësuar një rritje të madhe, ku tani vlerësohen 40 milionë euro.

Për 26-vjeçarin, interes më të madh ka shfaqur Manchester United, të cilët ende nuk janë të kënaqur me afatin kalimtar të zhvilluar deri më tani, dhe duke parë që krahët e mbrojtjes nuk janë në nivelin e duhur, mund të ishte një transferim i qëlluar ky për lojtarin e Kombëtares së Holandës.

Ndërsa, Interi ka siguruar zëvendësimin për çdo rast, të largimit apo jo. Zikaltrit nënshkruan me Raoul Bellanova nga Cagliari, për 3 milion euro huazim dhe në fund të sezonin me opsionin për obligim të blerjes edhe për 7 milion tjera.

Lajme të ngjashme