Interi merr fitoren e dytë radhazi në Serie A, e mposht Salernitanën në shtëpi - NACIONALE

Interi merr fitoren e dytë radhazi në Serie A, e mposht Salernitanën në shtëpi

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Interi i Simone Inzaghit duket se më në fund është këndellur dhe tani ka arritur ta marrë fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke e mposhtur në Guiseppe Meazza, Salernitanën me rezultat 2:0.

Zikaltrit e nisën shumë ngadaltë këtë sezon, duke humbur katër ndeshje në nëntë të zhvilluara deri më sot, ndërsa sot me këtë fitore shkon në kuotën e 18 pikëve, pas gjashtë fitoreve në 10 ndeshje dhe pozicionohet në vendin e shtatë.

Raporti i ndeshjes

Simone Inzaghi edhe në këtë ndeshje nuk mundi të llogaritë në shërbimet e Romelu Lukakut, pasi testet e fundit në ditën e premte thanë se i duhet ende kohë për t’u kthyer në stërvitje me grupin.

Zikaltrit zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë, duke krijuar raste të vazhdueshme shënimi por që nga të gjitha rastet vetëm dy u konkretizuan.

Zhbllokimin e rezultatit në 1:0 e bëri Lautaro Martinez me anë të një goli të mrekullueshëm nga një distancë e largët pasi pranoi një pasim nga Nicolo Barella. VIDEO

Image

Argjentinasi nuk zhbllokoi vetëm rezultatin por edhe vetën. Para kësaj ndeshje ai nuk dinte për gol në pesë ndeshjet e fundit në Serie A.

Goli i rezultatit përfundimtar 2:0 u shënua nga asistuesi i golit të parë, Barella.

Image

Ishte minuta e 58-të kur Hakan Calhanoglu me një top të gjatë gjeti në zonë mesfushorin italian, i cili pranoi mirë topin dhe lehtësisht e dërgoi topin në portën e Luigi Seppes. VIDEO

Salernitana arriti të rrezikonte disa herë në ndeshje, por që ishin lehtë të pritshme për tashmë numrin një në portën e zikaltërve, Andre Onanan.

Image

Klasifikimi në Serie A

Këndellja e Interit

Këndellja e Interit duket se erdhi pas fitores së Interit në shtëpi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve, e që u pasua një formë shumë e mirë edhe në ndeshjen në Spanjë me një barazim 3:3, duke rritur shumë shpresat për një kualifikim në fazën e eliminimit direkt, e duke dërguar Barcelonën me shumë gjasë në Ligën e Evropës.

Lajme të ngjashme