Mbyllet pa fitues drama e gjashtë golave mes Barcelonës e Interit, Bayern Munich kualifikohet tutje
Barcelona ka marrë një barazim të rëndësishëm në shtëpi ndaj Interit (3:3), që të shpëtojnë nga rënia në Ligën e Evropës, derisa Bayern Munich me fitore ndaj Viktoria Plzhen ka siguruar kualifikimin tutje.
Në dramën e zhvilluar në “Camp Nou”, kishte përmbysje të mëdha me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 3:3.
Fillimisht, ishte Ousmane Dembele që kaloi Barcelonën në epërsi duke shënuar nga afërsia pas një asistimi të shkëlqyer nga Sergi Roberto (40').
Dy skuadrat kishin raste shumë të mira shënimi gjatë kësaj pjese, por nuk i finalizuan prandaj epilogu mbeti 1:0.
Në pjesën e dytë, Inter hyri me fytyrë tjetër. Alessandro Bastoni për mrekulli gjeti Nicolo Barellan, i cili me një super pritje e pastaj një goditje fantastike barazoi rezultatin (50').
Vetëm 13 minuta më vonë, Lautaro Martinez kaloi Interin në epërsi pas një asistimi të shkëlqyer të Hakan Calhanoglut (63').
Inter pastaj nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin përmes Robert Lewandowskit, goditja e të cilit u devijua dhe përfundoi në rrjetën e "Neurazzurëve".
Sidoqoftë, mysafirët prapë kthyen epërsinë pas një tjetër kundëraksioni, këtë herë ishte Roben Gosens që shënoi pas asistimit të Martinezit (89').
Prapëseprapë, Barcelona arriti prapë ta barazojë rezultatin që të nxjerrë një pikë, me polakun që shënoi me kokë pas harkimit të Eric Garcias (90+2').
Ndërkohë në anën tjetër, Bayern Munich ka vazhduar me rekordin pozitiv, duke mposhtur në udhëtim Viktoria Plzen me rezultat 2:4.
Pas vetëm 10 minutave lojë, Sadio Mane kaloi Bayernin në epërsi pas një asistimi të bukur të Leon Goretzkas.
Ndërsa, vetëm katër minuta më vonë, Thomas Muller u gjend në vendin e duhur pas një pasimi të bukur të Kingslay Coman për të dyfishuar epërsinë (14').
Për golin e tretë të katalunasve u përkujdes vetë Goretzka që u asistua nga Goretzka (25').
Bayern Munich nuk u ndal më kaq duke shënuar edhe të katërtin, sërish përmes Goretzkas, që u asistua këtë herë nga Leroy Sane (35').
Në pjesën e dytë, vendasit befasuan të gjithë duke arritur të shënojnë dy gola, që dolën të jenë të fundit për këtë sfidë.
Fillimisht, Adam Vlkanova realizoi pas një asistimi të Jhon Mosquera (62'), e pastaj Kliment për epilogun përfundimtar 2:4.
Bayern Munich avancon tutje si lider i grupit me 12 pikë të mbledhura, derisa Plzen renditët në fund pa pikë.