Interi konfirmon rritjen e të ardhurave financiare dhe uljet në humbje, planifikohet ndërtimi i stadiumit të ri
Nënkampioni i Italisë dhe Evropës, Interi, ka miratuar bilancet e tyre për vitin financiar që përfundoi në qershor të 2023, ku u konfirmua rritja e konsiderueshme e të ardhurave dhe uljet në humbje.
Zikaltrit kanë vazhduar të rriten nën drejtimin e Simone Inzaghit dhe për befasinë e shumëkujt arritën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, duke humbur me rezultat minimal 1:0 nga Manchester City i Pep Guardiolës.
Interi e ka përcjellur këtë moment të mirë edhe në sezonin e ri dhe aktualisht gjendet në krye të tabelës së Serie A pas nëntë ndeshjesh, duke qëndruar një pikë përpara rivalëve Milan. Shumë e kanë cilësuar skuadrën e Inzaghit si favorit për titullin kampion këtë sezon.
Siç u njoftua sot, Interi ka miratuar dokumentet e tyre financiare për vitin që përfundon më 30 qershor 2023, duke konfirmuar një bilancet pozitive për shëndetin e tyre ekonomik.
Krahasuar me vitin e kaluar, humbjet ranë për 55 milionë euro nga 140 milionë në 85 milionë euro. Të ardhurat totale u rritën në 425 milionë euro, duke u rritur me rreth 60 milionë euro pa përfshirë çdo transfertë. Skuadra regjistroi të ardhura rekord në ditët e ndeshjes prej rreth 80 milionë euro. Kostot operative ranë nga 528 milionë euro në 465,5 milionë euro.
L’Assemblea degli Azionisti di F.C. Internazionale Milano S.p.A. ha approvato i risultati finanziari della stagione 2022/2023 👇 #FCIM
— Inter (@Inter) October 26, 2023
CEO i korporatës Alessandro Antonello diskutoi bilancet, duke thënë: “Viti financiar i cili përfundoi më 30 qershor 2023 u shënua nga një rënie e ndjeshme në aspektin e humbjeve, të arritura falë rritjes së vazhdueshme të të ardhurave në biznesin tonë kryesor së bashku me ulje të mëtejshme të humbjeve. Falë përpjekjeve të çdo fushe të biznesit dhe me shumicën e aksionerëve që mbështesin ambiciet e klubit, ne vazhdojmë të ndjekim qëllimin tonë për të krijuar një formulë fituese midis konkurrencës në fushë në nivelin më të lartë dhe esencës për të qenë të fortë në biznes për qëndrueshmërinë ekonomike dhe financiare. Këto dy aspekte, çfarë ndodh në fushë dhe çfarë ndodh jashtë saj, janë të lidhura pazgjidhshmërisht dhe të dyja kontribuojnë në zhvillimin e shëndetshëm të sportit tonë. Qëllimi ynë më i rëndësishëm afatmesëm dhe afatgjatë është ndërtimi i një stadiumi të ri në pronësi të Interit. Koha është faktori vendimtar tani dhe fokusi ynë aktual është në planet për të ndërtuar një stadium të ri në lagjen Rozzano.”
